Konferenca e Grupeve të Interesit: Pa ne nuk ka demokraci

26 shtator 2022, Bernë, sekretariati qendror i sindikatës Unia

Zgjerimi i të drejtave civile, pjesëmarrja dhe përfshirja e njerëzve pa pasaportë zvicerane, lufta kundër diskriminimit: këto ishin temat e konferencës së Grupeve të Interesit (GI) të sindikatës Unia. Në një rezolutë, rreth njëqind pjesëmarrësit bëjnë thirrje për forcimin e të drejtave politike.

Një e katërta e popullsisë merr pjesë në jetën sociale, kulturore dhe ekonomike në Zvicër çdo ditë, ndërsa këta njerëz mbeten të përjashtuar nga politika. Njerëzit pa pasaportë zvicerane nuk mund të votojnë ose të zgjidhen, të drejtat e tyre janë të kufizuara. Kjo dëmton demokracinë. Përveç kësaj, ata që kanë një shtetësi të huaj jetojnë mesatarisht me paga dhe pensionet e tyre janë shunmë më të ulëta.

Konferencë e ndjekur mirë

Rreth 100 vetë mirrën pjesë dhe bashkëkuvenduan në konferencën e GI të Unia. Folës të ndryshëm theksuan fjalë kuçe të tilla si diskriminimi i shumëfishtë, natyralizimi dhe migrimi si një shtysë e barazisë. Më pas, diskutime më të thelluara u zhvilluan në punëtorit tematike, të cilat më pas para pjesëmarrësve tjerë prezantuan rezultatet dhe vrojtimet e tyre.

Rezoluta për barazinë

Pjesëmarrësit miratuan njëzëri një rezolutë që bën thirrje për hapa konkretë drejt barazisë:

  • E drejta për natyralizim për brezat e lindur në Zvicër
  • E drejta për natyralizim pas katër vjet qëndrimi, pa pengesa burokratike dhe financiare
  • E drejta e zgjedhjes dhe e votës në nivel komunal e kantonal për të huajt me qëndrim të përhershëm para dhe gjatë proceseve të natyralizimit.

E drejta e shtetësisë nuk duhet të jetë një privilegj

Pjesëmarrja në vendimet politike është një e drejtë themelore që më në fund duhet edhe njohur dhe lejuar. Qytetaria (të drejtat civile dhe ajo e shtetësisë) është një e drejtë, jo një privilegj. Sindikata Unia është organizata më e madhe e migrantëve në Zvicër dhe angazhohet aktivisht për mundësi të barabarta, të drejta pjesëmarrjeje dhe siguri banimi për anëtarët e saj pa pasaportë zvicerane – në rrafshin politik, në botën e punës dhe në shoqëri.