Presidentja e Kosovës për autikët kërkon mbështetje institucionale

Dje u shënua Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin, në Prishtinë marshit për ndërgjegjësim iu bashkua edhe Presidentja e Kosovës znj. Vjosa Osmani.

«Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin na ngarkon me përgjegjësi ndaj fëmijëve me autizëm dhe familjeve të tyre.

Ata përveç për dashuri dhe mundësi të barabarta, kanë nevojë për mbështetje institucionale. Autizmi nuk zgjedh, por ne mund të zgjidhim së paku një pjesë të problemeve me të cilat përballen fëmijët me autizëm dhe familjet e tyre.Duhet t`i shembim stereotipet, të ndihemi si ata dhe me ta, jo në një ditë të vetme, por çdo ditë të vitit. Secili nga këta fëmijë e të rritur me autizëm e ka një talent, e të gjithë së bashku mund t’u ndihmojmë ta rrisin potencialin e tyre!» ka thënë Presidentja përmes profilit të saj zyrtar në facebook.

Në këtë takim morën pjesë edhe politikanë, artistë e qytetarë të shumtë.