Ka filluar aplikimi për përfitimet në kuadër të Ligjit për Statusin e Punëtorëve të Arsimit

Ka filluar aplikimi për përfitimet që vijnë nga Ligji për Statusin e Punëtorëve të Arsimit nga viti 1990 deri më 1999. Ky ligj i mundëson të gjithë mësimdhënësve pensionistë që kanë punuar gjatë viteve të ’90-ta, bazuar në sistemin paralel të arsimit në Kosovë, të aplikojnë që në mënyrë retrospective të përfitojnë shumat e caktuara që iu takojnë.

Drejtuesit e Sindikatës së Arsimit kanë thënë që aplikuesit po ballafaqohen me probleme, pasi që Ministria e Punës për aplikim poi u kërkon disa dokumente ttë cilat nuk përfshihen në udhëzimin administrative që ndërlidhet me cështjen.

Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit kanë thënë se nga Ministria e Punës është vendosur një kriter shtesë, e që është kërkimi i vërtetimit për pagimin e tatimit në pronë, gjë që nuk përkon me udhëzimin administrativ.

Ndërsa nga Ministria e Punës kanë thënë se procesi i aplikimit ka filluar më 15 gusht dhe ai po bëhet nga të gjithë mësimdhënësit që i përkasin kësaj periudhe të kërkuar. Ata kanë thënë se deri më tani nuk ka asnjë problem dhe se të gjitha dokumentet e kërkuara po sillen me kohë. Gjithashtu është bërë e ditur se të gjithë ata mësimdhënës që nuk jetojnë më, bashkëshorti apo bashkëshortja mund të vijë dhe të aplikojë në mënyrë që të marrë mjetet që atyre iu takojnë.

.Pensionistët këto pensione do t’i marrin në mënyrë retroaktive që nga hyrja e ligjit në fuqi në prill  të viti 2019.  Shuma e këtyre pensioneve  do të jetë nga 14 deri në 70 euro. Aplikimi i pensionistëve ka filluar nga data 15 gusht e këtij viti dhe ky proces do të jetë i vazhdueshëm, atëherë kur punëtorët e arsimit arrijnë moshën 65 vjeçare do të kenë të drejtë të aplikojnë për pensionet e tyre.