QKRMT shënon 20 vjetorin e themelimit të saj

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), e cila po shënon 20 vjetorin e themelimit të saj, ka organizuar një mori të aktiviteteve, që ndërlidhen pikërisht me fushëveprimtarinë e kësaj qendre.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve, sot gjatë ditës do të organizohet një konferencë në të cilën do të marrë pjesë edhe dr.Denis Mukwege, gjinekolog, aktivist I të drejtave të njeriut dhe Laureat i cmimit Nobel për Paqe 2018 nga Republika Demokratike e Kongos. Ai gjithashtu do të mbajë fjalimin kryesor, në këtë konferencë e cila mbanë temën “Gjendja e të mbijeturve të dhunës seksuale në rrafshin global”.

Në këtë konferencë do të ketë gjithashtu edhe diskutime, ku e ftuar në panel është edhe Vasfije Krasniqi Goodman, Dalal Ali Khairo dhe Sophie Mattew Obur Ayang. Këta panelistë, do të flasin dhe trajtojnë tema të rëndësishme dhe mjaft të ndjeshme, duke përfshirë drejtësinë tranzicionale dhe qasjen në reparacione, stigmën që rrethon të mbijetuarit e dhunës seksuale, qasjet institucionale si dhe luftimin e mosndëshkimit.

QKRMT përpiqet në vazhdimësi që t’i ndihmojë të mbijetuarit e torturës përmes shërbimeve rehabilituese, mjekësore e psiko-sociale, si dhe sigurimin e qasjes në drejtësi.