Zvicër: JO iniciativës anuluese më 17 maj 2020!

Kjo iniciativë, si edhe shumë tjera para saj, i përdorë mërgimtarët si fajtor kujdestar për qëllimin e vërteta politike të SVP/UDC! Duke i bërë migrantët fajtorë kujdestarë për të gjitha problemet, SVP/UDC fsheh syniimi e saj që: të rrisë fitimet e aksionarëve dhe të shefave duke ulur kostot e punës. Parakusht për këtë: të dobësohen sindikatat, të hiqen të drejtat e punëtorëve dhe detyrimet e punëdhënësit.

Të nderuar/a përfaqësues/e të shoqatave shqiptare në Zvicër

Shtetasit e Zvicrës votojnë me 17 maj 2020 mes tjerash mbi iniciativën e Partisë Popullore të Zvicrës SVP/UDC për anulimin e marrëveshjes për qarkullimin e lirë të personave.

Shoqatat e ndryshme të migracionit nga gjithë Zvicra do të tubohen të shtunën, me 22 shkurt 2020 për të debatuar mbi iniciativën dhe mënyrën e angazhimit kundër kësaj iniciative të dëmshme për migracionin dhe të drejtat e qytetarëve me sfond migracioni.

Takimi do të mbahet në gjermanisht, frëngjisht dhe italisht me përkthim simulant në gjuhët e përmendura.

Takimi mbahet, pra me 22 shkurt 2020 prej orës 10:00 -13:00Weltpoststrasse 20, 3015 Bern. Në fund të takimit ofrojmë një drekë!

Do të ishte mirë, që në këtë takim të kemi edhe shumë përfaqësuese dhe përfaqësues të shoqatave të ndryshme shqiptare, andaj ju lutem të lajmëroheni në nyjën në vijim të tekstit në tri gjuhët zyrtare të Zvicrës.

LAJMËRIMI

Ju lutem edhe ta shpërndani ftesën që vijon më poshtë te shoqatat tjera, të cilat ju i njihni.

Për pyetje apo sugjerime, mirëpresim marrjen e kontaktit nëpërmjet i-melit (hilmi.gashi@unia.ch) apo në telefon 031 350 22 80

Përshëndetje miqësore
Hilmi Gashi, drejtues i migracionit në sindikatën Unia

***

Në vijim do të publikojmë disa nga argumentet pse dueht refuzuar nsimën në fjalë

ARGUMENTET MBI QËLLIMET E VËRTETA TË INICIATIVËS ANULUESE

Në të vërtetë kjo iniciativë, si edhe shumë tjera para saj, i përdorë mërgimtarët si fajtor kujdestar për qëllimin e vërtetë të SVP/UDC! Duke i bërë migrantët fajtorë kujdestarë për të gjitha problemet, SVP/UDC fsheh qëllimet e saj të vërteta e që janë: të rrisë fitimet e aksionarëve dhe të shefave duke ulur kostot e punës. Parakusht për këtë: të dobësohen sindikatat, të hiqen të drejtat e punëtorëve dhe detyrimet e punëdhënësit.

SVP/UDC është dëshmuar si një parti kundër punëmarrësve: të gjitha veprimet e saj kanë për qëllim parandalimin e përparimit shoqëror në favor të punëtorëve dhe zhbërjen e arritjeve shoqërore. Plani i tyre është të dobësojnë partneritetin social dhe të shkatërrojnë mbrojtjen e punëtorëve në Zvicër. SVP/UDC dëshiron të gjithë fuqinë e pushtetit për punëdhënësit dhe t’u mbyllë gojën sindikatave.

Disa dëshmi se sa ashpër është SVP/UDC ndaj të drejtave të punëmarrësve:
– Luftimi i dispozitave të reja në Ligjin e Barazisë për barazinë në paga (2019)
– Mbështetje për çrregullimin e orarit (e kohës) të punës
– Refuzimi i një jave të 6-të të pushimeve vjetore
– Refuzimi i pagës minimale
– Refuzimi i rritjes të pensionit të pleqërisë AHV/AVS
– Refuzimi i nismës për përgjegjësinë e korporatave

Kundër përkeqësimit të kushteve të punës ekziston vetëm një zgjidhje: Fuqizimi i të drejtave të punëtorëve!
• Ndalimi i diskriminimit
• Njohja reciproke e diplomave profesionale
• E drejta për të blerë pasuri të paluajtshme
• Koordinimi i sistemeve të sigurimeve shoqërore
• Për të gjithë punonjësit në Zvicër, pavarësisht nga origjina e tyre, vlejnë njëjtat paga dhe kushtet e punës
• Kontratat kolektive të punës mund të deklarohen më lehtë përgjithësisht të detyrueshme
• Qeveria federale dhe kantonet mund të vendosin paga minimale edhe në sektorët pa Kontratë Kolektive të Punës
• Kompanitë e postimit (të punëtorëve) që dëshirojnë të punojnë në Zvicër duhet të regjistrohen paraprakisht. Vetëm kështu mundësohet kontrolli
• Në sektorët me rrezik, kompanitë duhet të paguajnë një depozitë. Kështu që, me rastin e dumpingut në paga, edhe mund të ekzekutohen gjobat

Përgjigja e sindikatave dhe forcave përparimtare të shoqërisë zvicerane:

  • Forcimi i të drejtave të të punësuarve dhe luftimi i diskriminimit
  • Vetëm me fuqizimin e të drejtave për të gjithë punonjësit ne mund të luftojmë shfrytëzimin dhe presionin në paga! Masat shoqëruese mbrojtëse (FlaM) duhet të forcohet, jo të shkatërrohet!
  • Lëvizja e lirë e njerëzve dhe masat shoqëruese mbrojtëse (FlaM) janë përparimet më të mëdha në vitet e fundit për të gjithë punonjësit!

Lëvizja e lirë duhet të zgjerohet edhe për njerëzit e vendeve tona amë, e jo të kufizohet më tej, apo të anulohet të arriturat e shoqërisë njerëzore!