Deni Hoxha diplomohet në Universitetin numër 1 në botë- Universitetin e Harvardit

Fëmija që migroi si 10 vjeçar nga Shqipëria në Shtetet e Bashkuara, javën e kaluar bëhet studenti i parë i gjeneratës së tij i diplomuar në Bachelor dhe Master në Universitetin e Harvardit. – Pa mbushur të 20- të ka themeluar shoqatën e studentëve dhe platformën mediatike “Team Albanians”, duke fituar njëherësh jo vetëm admirimin e yjeve shqiptare, por edhe të administratës amerikane në kohën e Barak Obamës, kur ishte një nga 4 studentët e përzgjedhur nga gjithë SHBA-ja, që foli rreth studimeve në Jordani përpara Departamentit të Shtetit.

Nga Rexhep Rifati

Personaliteti i këtij të riu shqiptar, një gjeniu të vërtetë jo vetëm në fushën e shkencës, por edhe të një atdhedashës i flaktë, cili duke mos u mjaftuar me vetveten dhe të arriturat e tij kulmore, shumëçka deshi të ndaj me të rinjtë tjerë shqiptarë që studiojnë në këtë universitet me famë botërore, ndaj edhe formoi Shoqatën e Studentëve Shqiptarë pranë Universitetit të Harvardit e ndërkohë edhe platformën mediatike  “Team Albanians”, përmes së cilës promovoi vlerat kulturore e turistike të vendit të origjinës, Shqipërisë por edhe trojeve shqiptare në përgjithësi. Asnjëherë nuk e ndau vëmendjen as nga Kosova, meqë rast vitin e kaluar organizoi edhe një video komunikim në Universitetin e Harvardit midis kryeministrit Albin Kurtit dhe Nicholas Burns, një ish- diplomati i shquar amerikan në Ballkan gjatë luftës së Kosovës.

Më 17 Maj 2020, vura edhe një kontakt me Dinin përmes fb, i cili ndër të tjera më shkroi këtë tekst:

Përshëndetje Z. Rexhep. Shume faleminderit për mesazhin dhe për fjalët inkurajuese dhe te përzemërta. Kam pare gjithashtu edhe shkrimet e juaja për studentet shqiptarë ne Zvicër, kam folur me disa dhe me inspiruan shume se sa te organizuar janë.

Ndërsa 3-4 ditë më parë na vjen ku lajm i gëzueshëm nga tej Atlantiku nga Deni Hoxha: “Ëndrrat bëhen realitet! Sapo u diplomua në Universitetin e Harvardit me një bachelor dhe një diplomë master. Mirënjohës për mbështetjen e familjes dhe miqve gjatë rrugës”.

Po këtë gëzim te tij e ndau edhe zonja Majlinda Hoxha, nëna e Denit: “Krenar me djalin tonë Deni, i cili diplomoi javën e kaluar në Universitetin e Harvardit!”

Këtë gëzim nuk e përjetuan vetëm porindërit, shokët e miqtë e shumtë të Denit por edhe gjithë shqiptarët që morën këtë lajmë të gëzueshëm, aq më parë që Deni është shuë i dashur e i popullarizuar edhe në mesin emrave elitar në fusha të ndrshme të artit siç janë aktorja Eliza Dushkua apo këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, e emra të tjerë nga letërsia e shkenca.

Dhe krejt në fund në këtë shkrim të shkurtër për Denin, do përmend edhe dëshirën e tij se : Ai aspiron për t’u bërë diplomat, jo vetëm nga fakti se ishte një student me rezultate të shkëlqyera në Universitetin numër 1 në botë, Universitetin Harvard, duke e parë këtë edhe si një mundësi për ti kontribuar  imazhit të Shqipërisë, e të trojeve të tjera shqiptare jashtë kufijve të saj.

Me këtë rast duke i uruar diplomimin Denit, po jap ca foto të përzgjedhura nga fb i tij nga momenti i diplomimit, por edhe nga kontaktet e tij me personalitetet të shquara shqiptare të fushave të artit