Hilmi Gashi zgjidhet në parlamentin e Muri-Gümlingen të Kantonit të Bernës

Partia e gjelbër e Muri-Gümligen në Kantonin e Bernës ka fituar pesë mandate në parlament të komunës. Në mesin e të zgjedhurve është edhe veprimtari i mirënjohur shqiptaro-zviceran Hilmi Gashi. Ai përmes një postimi në FB falenderon të gjithë votuesit për besimin e dhënë dhe preemton angazhim me kokë dhe zemër për drejtësi sociale!

Siç ka njoftuar rregullisht prointegra.ch, Hilmi Gashi është njëri ndër veprimtarët e dalluar shqiptaro-zviceran dhe njihet si ekspert i politikave të migracionit në Zvicër. Angazhimi i tij shkon përtzej Zvicrës. Ai është pjesë aktive e Bordit të Organizatës Germin, e cila angazhohet për përfshirejen aktive të diasporës sonë në politikat ndërshtetërore. Falë angazhimit të tij të palodhshëm, ai – si askush tjetër – është duke shënuar rezultate të njëpasnjëshme zgjedhore.

Emërime të rëndësishme të njëpasnjëshme

Vitin e kaluar ai pas zgjedhjes në dy komisione federale, Hilmi Gashi u zgjodh në Kryesinë Qendrore, gjegjësisht në bordin ekzekutiv të sindikatës Unia nga radhët e grupit të interesit të migracionit. Kështu Hilmiu ishte ndër shqiptaro-zviceranët e parë të zgjedhur në këtë organ qendror sindikalist në Zvicër.

Anëtari i kryesisë së prointegra.ch Hilmi Gashi, përpos që është drejtues i grupeve të interesit në kuadër të sindikatës Unia në Zvicër, ai është edhe kryetar i Komisionit të Migracionit në kuadër të Bashkimit të Sindikatave të Zvicrës, si çati e shumicës së federatave të sindikatave zvicerane. Hilmiu ka disa dekada që njihet si njëri ndër qytetarët më aktivë shqiptaro-zviceran. Ai është i angazhuar në shumë shoqata dhe institucione që kanë të bëjnë me bashkëjetesën dhe gjithëpërfshirjen e njerëzve edhe në jetën shoqërore e politike gjithandej.

Kohë më parë, siç ka njoftuar prointegra.ch, Këshilli i Ministrave të Zvicrës pat emëruar ekspertët në komisionet e ndryshme jashtëparlamentare, gjegjësisht të Komisionit Federal për Migracion EKM/CFM dhe në Komisionin Federal kundër Racizmit EKR/CFR. (për më shumë shih edhe artikullin e para disa javësh)