«E dua Kosovën, se aty lindi Shqipëria»

Arshi Pipa (Shkodër, 28 korrik 1920 – Vashington, 20 korrik 1997) ka qenë arsimtar, publicist, poet, gjuhëtar, kritik letrar, përkthyes dhe pedagog shqiptar. I përndjekur nga regjimi komunist, u arratis dhe pasi u vendos në Shtetet e Bashkuara u bë një nga intelektualët më të rëndësishëm të diasporës shqiptare.

Me artikujt e tij i ofroi Perëndimit të dhëna të dorës së parë mbi gjendjen e shkrimtarëve dhe intelektualëve në vitet e para të Shqipërisë staliniste.

Ai njëherë në një nga publikimet e tij u shpreh se: «E dua Kosovën, se aty lindi Shqipëria».

Dashuria për atdheun (dheun shqiptar) nuk shteron dot, madje edhe më e madhe bëhet kur asaj nuk ia ndiejm nga afër aromën.//Prointegra.ch///

(foto:Lapsi)