Kulti i personalitetit dhe shqiptarët
Shkruan Migjen Kajtazi
Eci mbi gëzofin e bardhë me të cilin natyra është veshur dhe, përveç zhurmës që lëshojnë hapat e mi dhe aty-këtu ndonjë cicërimë e zbehtë e ndonjë zogu, nuk dëgjohet asgjë…
Kjo ngjyrë e bardhë që më shfaqet përpara më bën të zhytem në bardhësinë e borës dhe të kem para vetes tri ngjyra: e bardha, që është dominuese nga forca e borës që ka mbuluar pothuajse gjithë natyrën; drunjtë me degët e tyre, që kanë marrë një ngjyrë të zezë të shkëlqyer nga lagështia; dhe ngjyra e gjelbër që shoh te llojet e ndryshme të pishave. Bora, me shkëlqimin e saj, më bën t’i picërroj sytë dhe të zhytem në ritmin e hapave të mi, të cilët, përmes zhurmës që krijojnë, më sjellin një lloj meditimi me vetëdije të plotë. Por ky meditim sikur nuk ka shumë sukses, sepse mendimet e mia janë më të pranishme se vetë meditimi. Kam dëshirë që kjo luftë mes meditimit dhe mendimeve të mia ta fitojë meditimi, që të zhdukem në këtë bardhësi. Kjo bardhësi sikur më thërret të merrem me çështje që i përkasin Zotit, si krijues i çdo gjëje që shihet dhe që nuk shihet në natyrë.
Por nuk shkoj shumë larg, sepse një fjalë që më vjen ndërmend, si vazhdimësi e praktikave fetare që i drejtohen një hyjnie, përmblidhet në fjalën kult. Është interesante ta marrësh këtë fjalë në shpjegimin fetar, duke ditur se, së paku në shekullin XX, kjo fjalë ka shoqëruar sidomos shumë personalitete dhe pushtetarë të shteteve komuniste, të njohura për largimin nga feja. Kulti i personalitetit ka shoqëruar shumë shtete komuniste, ku udhëheqësit janë konsideruar si hyjnorë dhe, si të tillë, të gjitha aparatet shtetërore kanë qenë në shërbim të tyre, duke i lavdëruar dhe glorifikuar deri në atë shkallë sa të konsiderohen si “Baballarë të popullit”.
Por për kultin e personalitetit gjejmë shënime që nga kohët e hershme. Edhe te shqiptarët, në kohërat e lashta, mbretërit ilirë janë përpjekur ta forcojnë autoritetin e tyre përmes formave që shprehnin sovranitetin e tyre të qartë, siç ishte shtypja e monedhave me portretet e tyre.
Periudha e të madhit Skënderbe lidhet me statusin që shqiptarët deri më sot i kanë dhënë, duke ia atribuar cilësi të shenjtërisë. Fakti që historia e lavdishme e shqiptarëve në Mesjetë dhe lufta e Skënderbeut për bashkimin e princave kundër Perandorisë Osmane është përcjellë brez pas brezi, ka bërë të mundur që në kujtesën kolektive shqiptare të ruhet kulti i personalitetit si formë e qëndresës.
Ashtu siç zhytem në thellësinë e malit, zhytem edhe në tingujt e një kënge që e kam dëgjuar në fëmijëri. Filloj të fishkëllij melodinë e saj, sepse, në fakt, para se ta mësoja tekstin, kisha mësuar muzikën. E dija se në Kosovë do të kishte probleme për mua dhe për gjithë familjen, nëse dikush nga autoritetet jugosllave do të më dëgjonte.
Është teksti i një kënge që tregon se “Nëna Shqipëri” ka pritur pesë shekuj që të ketë një djalë që ta zëvendësojë Skënderbeun:
“Plot pesë shekuj nana priti,
Skënderbeut një vëlla ia rriti,
legjendar n’luftë e n’liri,
Enver Hoxha emri i tij…”
Kulti i personalitetit të Enver Hoxhës, edhe pse në një vend komunist dhe të shpallur ateist, u shfaq në shumë tekste të botuara, në shumë vepra artistike, në emra malesh të gdhendur, në këngë që e madhëronin. Enver Hoxha ishte ngritur në rangun e një gjysmë-zoti.
Në Shqipëri, Enver Hoxha “jetohej”; në Kosovë, Enver Hoxha “imagjinohej”.
Ndërsa në Shqipëri kulti i personalitetit të Enver Hoxhës ushqehej nga të gjitha strukturat shtetërore, në Kosovë ekzistonte rreziku i dënimit për këdo që e përmendte. Kjo ka ndikuar që në kujtesën kolektive, sidomos në Kosovë, ky kult të përcillej nënvetëdijshëm si një formë jo vetëm e gjetjes së prehjes, por edhe e shpresës për shpëtim nga pushtimi serb.
Gjetja e shpëtimit te kulti i personalitetit vazhdon edhe sot, jo vetëm në Kosovë, por në të gjitha trojet shqiptare. Ndërkohë që në civilizimet e hershme kultet e personaliteteve shpesh janë mishëruar me hyjni, duke çuar deri në sakrifica njerëzore për hir të një të shenjti.
Në Kosovë jemi dëshmitarë të krijimit të kultit të personalitetit pikërisht në kohën kur pretendohet forcimi i strukturave shtetërore. Në momentin kur një politikani i jepet epiteti “Baba”, një epitet që i përket Krijuesit, shtroj pyetjen se si është e mundur që në shekullin XXI të kemi këtë qasje, ku sakrifica shfaqet si humbje e atësisë për hir të kultit të individit.
Teksa përpiqesha të gjeja një përgjigje për arsyen e ekzistencës së këtij kulti te shqiptarët, dëgjoj tingullin e telefonit. I përgjigjem shokut tim, Arben Mustafa. I them se paskam marrë malin pa e kuptuar dhe paskam shkuar shumë larg po nuk paskam përparuar!
Arbeni më pyet:
— Çfarë të bëri të ecësh kaq shumë?
I tregoj se dola të kënaqem me natyrën, por më lindi ideja të gjej shpjegimin e forcës së kultit të personalitetit te shqiptarët e më duket që paskam ngecur…
Arbeni qeshi me të madhe dhe m’u përgjigj duke cituar një thënie në frëngjisht:
“Drita udhëton më shpejt se zëri, gjë që shpjegon pse disa njerëz duken të ndritshëm para se të hapin gojën.”
Migjen Kajtazi: Le culte de la personnalité et les Albanais
Je marche sur le manteau blanc dont la nature s’est vêtue et, en dehors du bruit que font mes pas et, çà et là, du faible pépiement de quelque oiseau, rien ne se fait entendre…
Cette blancheur qui s’offre à moi m’entraîne dans l’immensité de la neige et me place face à trois couleurs : le blanc, dominant par la force de la neige qui recouvre presque toute la nature ; les arbres, avec leurs branches qui ont pris une teinte noire et brillante sous l’effet de l’humidité ; et le vert que j’aperçois chez les différentes espèces de pins.
La neige, par son éclat, m’oblige à plisser les yeux et à me fondre dans le rythme de mes pas qui, par le bruit qu’ils produisent, m’apportent une forme de méditation en pleine conscience. Mais cette méditation semble ne pas avoir beaucoup de succès, car mes pensées sont plus présentes que la méditation elle-même. J’aimerais que ce combat entre la méditation et mes pensées soit remporté par la méditation, afin de disparaître dans cette blancheur. Cette blancheur semble m’appeler à réfléchir à des questions qui relèvent de Dieu, en tant que créateur de tout ce qui se voit et de tout ce qui ne se voit pas dans la nature.
Mais je ne vais pas très loin, car un mot me vient à l’esprit, comme prolongement des pratiques religieuses adressées à une divinité : le mot culte. Il est intéressant d’aborder ce terme dans son sens religieux, sachant qu’au moins au XXᵉ siècle, ce mot a surtout accompagné de nombreuses personnalités et dirigeants d’États communistes, pourtant connus pour leur éloignement de la religion.
Le culte de la personnalité a marqué de nombreux États communistes, où les dirigeants ont été considérés comme des êtres quasi divins et où, de ce fait, tous les appareils de l’État ont été mis à leur service, les louant et les glorifiant au point de les ériger en « pères du peuple ».
Pourtant, on trouve des traces du culte de la personnalité dès les temps anciens. Chez les Albanais également, dans l’Antiquité, les rois illyriens ont cherché à renforcer leur autorité à travers des formes exprimant clairement leur souveraineté, comme la frappe de monnaies portant leur effigie.
La période du grand Skanderbeg est liée au statut que les Albanais lui ont attribué jusqu’à aujourd’hui, en lui conférant des qualités de sainteté. Le fait que l’histoire glorieuse des Albanais au Moyen Âge et la lutte de Skanderbeg pour l’union des princes contre l’Empire ottoman aient été transmises de génération en génération a permis que, dans la mémoire collective albanaise, le culte de la personnalité se perpétue comme une forme de résistance.
De la même manière que je m’enfonce dans la profondeur de la montagne, je m’immerge dans les sons d’une chanson que j’ai entendue dans mon enfance. Je commence à en siffler la mélodie, car en réalité, avant d’en apprendre les paroles, j’en avais appris la musique. Je savais qu’au Kosovo, cela aurait posé problème pour moi et pour toute ma famille si quelqu’un des autorités yougoslaves m’avait entendu.
Il s’agit du texte d’une chanson qui raconte que « Mère Albanie » a attendu cinq siècles pour avoir un fils capable de remplacer Skanderbeg :
« Pendant cinq siècles la mère a attendu,
À Skanderbeg un frère elle a élevé,
Légendaire dans la guerre et dans la liberté,
Enver Hoxha était son nom… »
Le culte de la personnalité d’Enver Hoxha, bien que dans un pays communiste et officiellement athée, s’est manifesté dans de nombreux textes publiés, dans de nombreuses œuvres artistiques, dans des noms de montagnes gravés, dans des chansons qui le glorifiaient. Enver Hoxha avait été élevé au rang de demi-dieu.
En Albanie, Enver Hoxha était « vécu » ; au Kosovo, Enver Hoxha était « imaginé ».
Alors qu’en Albanie le culte de la personnalité d’Enver Hoxha était entretenu par toutes les structures de l’État, au Kosovo existait le risque de sanctions pour quiconque le mentionnait. Cela a contribué à ce que, dans la mémoire collective — surtout au Kosovo — ce culte se transmette inconsciemment comme une forme non seulement d’apaisement, mais aussi d’espoir de salut face à l’occupation serbe.
La recherche du salut à travers le culte de la personnalité se poursuit encore aujourd’hui, non seulement au Kosovo, mais dans l’ensemble des territoires albanais. Alors que, dans les civilisations anciennes, les cultes de la personnalité étaient souvent incarnés par des divinités, allant jusqu’à des sacrifices humains pour la cause d’un saint.
Au Kosovo, nous sommes témoins de la création d’un culte de la personnalité précisément au moment où l’on prétend renforcer les structures étatiques. Lorsque l’on attribue à un politicien l’épithète de « Père », un titre qui appartient au Créateur, je me demande comment il est possible qu’au XXIᵉ siècle nous adoptions une telle approche, où la notion de sacrifice se traduit par la perte de la paternité au profit du culte de l’individu.
Alors que je tentais de trouver une réponse à la raison de l’existence de ce culte chez les Albanais, j’entends la sonnerie du téléphone. Je réponds à mon ami Arben Mustafa. Je lui dis que j’ai pris la montagne sans m’en rendre compte, que je suis allé très loin, mais que je n’ai pas vraiment avancé.
Arben me demande :
— Qu’est-ce qui t’a poussé à marcher autant ?
Je lui raconte que je suis sorti pour profiter de la nature, mais que l’idée m’est venue de chercher une explication à la force du culte de la personnalité chez les Albanais, et qu’il me semble être resté bloqué…
Arben éclate de rire et me répond en citant une phrase en français :
« La lumière voyage plus vite que le son, ce qui explique pourquoi certaines personnes semblent brillantes avant d’ouvrir la bouche. »























