Efektivja shqiptare humb jetën në një operacion ushtarak në Lituani

Ditën e djeshme, në një incident që ka ndodhur në Letoni, ka humbur jetën nje efektive, pjesë e Forcave të Armatosura Shqiptare, ndërsa kanë mbetur të plagosur edhe dy të tjerë.

32 vjecarja Zarife Hasanaj, e cila ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një mine në Letoni, ishte efektive/nëntetare e Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Nngjarja ka ndodhur gjatë kryerjes së detyrave në bazën ushtarake të NATO-s, ku ishte zhvilluar një stërvitje ushtarake e një prej aleatëve. Dy ushtarët e tjerë që u plagosën dhe janë nën kujdes intenziv, janë Major Klodian Tanushi dhe Rreshter Julian Kapaj.

Nëntetare Zarife Hasanaj, e lindur në 8 korrik 1987, ka lindur në Qytetin Barjam Currit në Tropojë dhe banonte në Babrru në Tiranë. Efektivja Hasanaj ka përfunduar Shkollën e mesme të përgjithshme “Gramoz Palushi” Babrru, Tiranë në vitin 2006.

Më pas ka kryer Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit “Bachelor”, në degën “Inxhinieri Agrare”, profili “Hortikulturë” në Universitetin Bujqësor të Tiranës në vitet 2012-2017. Më pas ajo ka kryer kursin EOD Niveli i I-rë “Asgjësimi i Municioneve me Eksplozivë”. Ka marrë pjesë në trajnimin “Ndihma e parë në Incidentet EOD”.

Zarife Hasanaj u mobilizua në FA që prej vitit 2008 si ushtare profesionist i pare dhe në datë 01/10/2013, titullohet n/oficer me gradën n/tetar. Gjatë karrierës në FA është dalluar në realizimin e detyrave dhe për disiplinë të lartë. Nëntetare Zarife Hasanaj ka shërbyer si operatore EOD në RU 4040.

Në 20 Dhjetor 2018 është dërguar me mission në operacionin ushtarak të NATO-s në Riga, Letoni, në përbërje të Grup-Batalionit Kanadez, me afat qëndrim 6 mujor, me detyrë Operator EOD.