Aktivistët e Vetëvendosje! nisën fushatën për mbrojtjen e mjedisit

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje!, sot kanë mbajtur aktivitetin e parë të kampanjës “Lëvizim” ku morën pjesë më shumë se 200 çiklistë.

Qëllimi i aktivitetit ishte që përmes kësaj kampanje të rritet ndërgjegjësimi i politikbërjes për përfaqësimin e politikave mjedisore dhe ndaljen e vendimeve që dëmtojnë cilësinë e ajrit, ujit dhe tokës sonë duke kërkuar kështu programe e investime konkrete në krijimin e kushteve për ecje të papenguar të këmbësorëve, për shtigje të dedikuara e qarkullim të papenguar për biçikletat, për lëvizje me transport urban.