“Shpirti Arbëresh” nga Corzeto, Kalabri hynë në radhën e grupeve të shquara artistike që kam përcjell gjatë shtegtimeve të mija në Kalabri, i përbërë nga gra e burra që magjepsin me lojë, këngë e kostume kombëtare. Grupi edhe në kushtet e krijuara nga Covid-19, po bënë përpjekje që të trimërojë vëllezërit arbëresh që ta tejkalojnë situatën e krijuar.
Teksti e fotot : Rexhep Rifati
“Shpirti Arbëresh” nga Corzeto, (shqip Qana) sapo ka hap një faqe, me qëllim që të vejë kontakt me gjithë komunitetin arbëresh, por edhe me shqiptarë përgjithësisht, me qëllim siç thotë administratorja e kësaj faqe, Elisabeth D’Elia, që :
:- Në këtë moment luftimi me Covid-19, kur kërkohet të qëndrojmë të ndarë fizikisht për të mbrojtur veten dhe për të përqafuar njëri-tjetrin paqësisht nesër, kur gjithçka është vetëm një kujtim, grupi Shpirti Arbëresh, duke filluar nga sot do të promovojë, përmes kësaj faqe, një sërë iniciativash sociale.
” Sfidë ” apo ” episode ” të vogla e të mëdha që përmes kulturës dhe traditës sonë do të na bëjnë të ndihemi të gjithëve sa më mirë.
Me një Mirëmëngjesi!
Më tej, administruesja e kësaj faqe të “Shpirti Arbëresh”- Corzeto, përkujton se:
-Kur 15 vjet më parë pati rrëshqitje të tmerrshme që përmbysi qendrën e Cavallerizzo, pas kësaj situate, disa vite më vonë lindi Shpirti Arbëresh, i përbërë kryesisht nga gra dhe burra të Cavallerizzos, që gjithashtu në këtë mënyrë u vërtetua se komuniteti paraqet edhe shtëpi dhe familje dhe që së bashku të kujdesen për rrënjët dhe kulturën dhe traditën e tyre.
Mirëmëngjesi.
Në njërin nga reagimet e para të kësaj faqe thuhet se kjo duhet shikuar si: “Sfida e parë ndaj edhe
lusim të gjithë miqtë tanë të origjinës Arbëreshe të shpërndarë nëpër botë të na përshëndesin dhe të na urojnë një fat duke bërë një video ose thjesht duke bërë një foto (duke specifikuar se ku jetojnë aktualisht).
Në këtë moment delikat do të ishte mirë të dinim se në botë kemi vëllezër arbëreshë që na mbështesin dhe që na gjenden afër. Qoftë, sot edhe një fjalë ngushëllimi, një përqafim virtual, një përshëndetje do të thotë shumë për ne.
Shkojmë! Mirëmëngjesi ?
Ja edhe disa fjalë për katundin Qana apo it. Cerzeto , nga edhe është vet grupi artistik “Shpierti Arbëresh: Ky është një fshat i vendosur në lartësi mbi 500 metra nga niveli i detit dhe me një largësi prej 38 kilometrash nga qyteti i Kozencës. I populluar nga arbëreshët nga viti 1478 dhe bashkë me Kajvericin kanë rreth 2 mijë banorë. Qana ka dhënë burra të shquar arbëresh si: Sepe Petrasi , poet si dhe patrioti Llixhi Metrasi , që të dy nga shekulli i 19.
Në Qanë ruhet shumë mirë gjuha arbëreshe dhe traditat tjera kulturore. Kam pas rastin të takoj disa herë grupin e mrekullueshëm të këtij fshati “Shpirti arbëresh”. . Ndërsa që po nga ky fshat është edhe Karmel Kandreva një nga poetët arbëresh , autor i tri vëllimeve poetike me titull: “Shpirti i arbrit rron” por edhe i studimeve e sprovave didaktike për mësimin e gjuhës shqipe në shkollat arbëreshe të Italisë.
Për lexuesit tanë po e jap edhe faqen në FB të grupit të Shpirtit Arbëresh nga Qana/ Corzeto, si dhe disa nga fotot që i kam shkrep këtij grupi gjatë qëndrimit tim në katundet arbëreshe, gjegjësisht në Mbuzati, vendlindjen e poetit Jul Variboba:
https://www.facebook.com/groups/268966886514905/