E konfirmon Zvicra: Nga 1 janari 2024, kosovarët hyjnë pa viza në shtetin tonë

Kosovarët nga 1 janari vitit 2024 mund të udhëtojnë pa viza për në Bashkimin Europian, poashtu edhe në shtetin e Zvicrës.

Sekretariati Shtetëror për Migrim ka konfirmuar se nga 1 janari i 2024-ës, shtetasit kosovarë me pasaportë të vlefshme do të mund të hyjnë në Zvicër pa vizë për 90 ditë.

Parlamenti Evropian më 18 prill i ka thënë PO liberalizimit të vizave me Kosovën, një ditë më pas është nënshkruar edhe marrëveshja për lëvizje të lirë të qytetarët e këtij vendi.

Marrëveshja do t’u mundësojë mbajtësve të pasaportës biometrike të Kosovës më së voni nga 1 janari 2024 e tutje të udhëtojnë në BE pa vizë për një periudhë qëndrimi prej 90 ditësh brenda çdo periudhe 180 ditore.

Mediumi zviceran Srf.ch ka shkruar se e kanë marrë konfirmimin nga Sekretariati Shtetëror për Migrim në Zvicër, që kosovarët të kenë mundësi të udhëtojnë pa viza edhe drejt këtij shteti.

Kjo datë shënon një hap të rëndësishëm për Kosovën dhe qytetarët e saj, si shtet i pavarur dhe sovran në sferën ndërkombëtare.