Pilaf me mish viqi dhe speca të kuq djegës dhe tagliatella me kërpudha
Përbërësit që iu nevojiten për dy persona:
1 gotë oriz pilaf
4 speca të kuq të vegjël djegës
300gr mish vici
Gjysëm pako tagliatella
300gr kërpudha
Ajkë qumështi
Vaj ulliri
Kripë, piper dhe erëza
Mëyra e përgatitjes:
Së pari e ziejmë orizin. Fillimisht orizin e pastrojmë me ujë të bollshëm dhe e hedhim në tenxhere në të cilën shtojmë 2 gota ujë. I hedhim kripë e përziejmë dhe e lëmë të ziejë derisa i gjithë uji të tretet. Ndërkohë, derisa orizi të ziejë, mishin e prejmë në kocka të vogla dhe i fërgojmë në tigan me vaj ulliri. I mbulojmë me kappa dhe i lëmë pak që të ziejnë. Pastaj ia shtojmë specat e kuq tq ngrirë imët dhe i hedhim kripër, piperin e zi dhe erëzat sipas dëshirës. Mishin e lëmë pak të lëngshëm, nuk preferohet të jetë edhe shumë i tharë.
Në një tenxhere tjetër, hedhim ujë, shtojmë kripë dhe pak vaj ulliri dhe e lëmë të vlojë. Kur të vlojë në të i hedhim tagliatellat dhe i lëmë derisa të zihen mjaftueshëm. Në një tjetër tenxhere përgatisim sosin për tagliatella, ku kërpudhat i pastrojmë, i grimë dhe i fërgojmë në vaj ulliri. Pastaj ia shtojmë ajkën e qumështit dhe piperin e zi dhe kripën. Kur tagliatellat të ziejnë i kullojmë, dhe ato i shtojmë në tiganin ku kemi përgatitur sosën me kërpudha.
Për ti servirë në pijatë, marrim një enë e mbushim me oriz dhe i bëmë një vrimë në mes. Vrimën e mbushim me mishin e vicit, ndërkohë anash servojmë tagliatellat të cilat mund edhe ti shoqërojmë me një sallatë shtëpie.























