Abdullah Prapashtica, Kujtime në disa vazhdime, Pjesa e tretë
Nuk e pata të lehtë të marr vendim për të shkruar këto kujtime për NATËN E GJATË të para 36 viteve.
Jo vetëm pse mundet që të kem harrua ndonjë detal, por edhe pse nuk po di ku të ia filloi. Me fol për 26 marsin 1981 pa fole për rrjedhat që e sollën atë është tepër e mangët! Nëse nisem më herët del shkrimi tepër i gjatë.
Prandaj u përcaktova për fillim të këtij shkrimi me ngjarjet nga 10 dhjetori 1980 kur në Byronë Politike të Udhëheqjes së PKMLSHJ u mor vendimi mbi Organizimin të Demonstratave me kërkesën për Republikën e Kosovës së tërësishme!
Kishin kalua disa vite nga kur PKMLSHJ kishte fillua të vepronte! Ndërtimi saj i brendshëm kishte arritur momentin kur mundet të kalohej në veprim. Në ketë shkrim do të kufizohem vetëm në detaje kryesore e jo në përshkrimin e tëra ngjarjeve!
PSE KISHTE FRIKË FADIL HOXHA SE PARULLA
„KOSOVA REPUBLIKË!»
MUNDET TË SHNDËRROHET NË LÊVIZJE PËR REPUBLIKËN E KOSOVËS?
Pas datës 12 mars 1981 në dukje, situata ju kthye normalitetit dhe gjendja ishte e qetë: Por, në institucione gjendja tek sa kishte fillua të vlonte: Dushko Ristiqi me çetniket e vet të Ravna Gorës filloi të hapte tema rreth shpërnguljes se serbëve e të malazezve nga Kosova!
Nga ana tjetër grupi që ishin dhëndurëve të jugosllavëve, ku bënin pjesë: Ali Shukriu, Kol Shiroka, Sinan Hasani, Mustafa Plakiqi, Azem Vllasi, Rrahaman Morina e të tjerë filluan të ushtrojnë presion në Grupin e Gjakovës në krye me Fadil Hoxhën e Mahmud Bakallin, Xhavit Nimanin etj.! Mirëpo, as gjë nuk kishte dal ende krejt në sipërfaqe!
Në SHSSH filluan aktivitetet për identifikimin e studentëve që u eksponuan me se shumti në protestën 11 marsit 1981 dhe filloi vëzhgimi dhe përcjellja e tyre intensive!
Nga ana tjetër edhe brenda Grupeve e organizatave ilegale vërehej një aktivitet i shtuar për mes të lëvizjeve e të kontakteve të tyre.
Ndërsa brenda PKMLSHJ filluan të punojnë turbinat për orën e madhe të historisë: Nga rruga për në Slloveni u kthyen Sekretari Organizativ, Osman Osmani që ishte në udhëtim bashkë me Bahtir Ahmetin që ishte një aktivist tjetër i PKMLSHJ. U morr vendim që të mobilizohet i terë Shtabi për Organizimin e Demonstratave me kërkesën për Republikën e Kosovës së tërësishme!
Në kuadër të tërë PKMLSHJ u vu gjendja e gatishmërisë për veprim në zbatimin e fazës së dytë programore!
Nga Sekretarët e Udhëheqjes së PKMLSHJ në Prishtinë mungonin vetëm Sekretari për Çështje të Mbrojtjes, Skënder Ibishi, që ishte oficer në APJ dhe Sekretari për Çështje të Sigurisë së Brendshme, Rexhep Maqedonci, qe ishte në atë kohe në Shërbim Ushtarak në APJ!
Rreth protestës se 11 marsit 1981, nga ana zyrtare u dha një njoftim i shkurtër me 12 mars 1981 në mjetet e informimit dhe ditëve tjera kjo me nuk u përmend. Dukej se jeta ju kthye ritmit të vet!
Në fakt ende nuk dihej se çfarë do të ndodhte në ditët e ardhshme saktësisht.
Nëse situata do të qetësohej në tersi do të ishte problem me u nxite ndonjë protestë e re pa u rrezikua ekspozimi i ynë!
Megjithatë ekzistonte plani “B”!
Një ndër variantet e mundshme ishte edhe inskenimi i ndonjë burgosje spektakulare në ambientet e Universitetit nga ana ime, për te nxitur reaksionin e studentëve dhe për të vu masat studentore në lëvizje, dhe pastaj të ndërhynte Shtabi për Organizimin Demonstratave dhe ti orienton pastaj masat studentore kah kërkesa për Republikën e Kosovës!
Për ketë unë e kisha bërë një eksperiment në shkurt të 1980. Po e përshkruaj pak atë aksion: Pasi që morra punën në mbikëqyrje Universitetin në fund të 1979 nga Faik Nura, ai me njoftoi për tera rrethanat në Universitet dhe mi dorëzoi disa Lëndë për hetime. Me njoftoi me personelin dhe me ambientin në tëra fakultetet dhe në Qendrën e Studentëve! Kjo zgjati rreth 1 muaj, pastaj unë vazhdova punën i pavarur.
Ajo qe vërejta në fillim ishin lëvizjet e pa kontrolluara të Inspektorëve të SHSSH dhe lëvizjet e shpeshta të Milicëve në uniforma nëpër ambientet studentore.
Ne lidhje me këto sjellje morra vendime që të bisedoj me Hasan Mehmetin, që ishte ne krye te Drejtorisë se SHSSH në Prishtinë dhe me Komandantin e Milicisë në Prishtinë, Destan Thaqin.
Nga ata kërkova që të ndalohen lëvizjet e Inspektorëve të SHSSH dhe të Milicëve me uniforma nëpër ambientet studentore pa konsultim me mua, me që unë isha Përgjegjës për Universitetin! Këtë e arsyetova mire dhe e morra pëlqimin e tyre.
Mbi këtë i njoftova personelin e Universitetit qe bënte sigurimin në hyrje të ndërtesave. Atyre ju thash se nëse ndodh që në ambientet studentore lëvizin persona në uniforma apo polic civil, te bllokojnë objektin dhe të me thërrasin menjëherë në telefon pavarësish se a është kjo ditën apo natën.
Një natë ndodhi edhe kjo
Ishte ora diku 02.00 në mesnatë kur te unë cingëroi telefoni. Në shtëpi i kisha dy numra dhe njeri ishte vetëm për thirrje zyrtare. U lajmërua njeri nga portierët e Qendrës se Studentëve nga Konvikti 3. Ai me tha se te ai kanë ardhur një grup studentesh dhe po ankohen se në konvikt ka hy një grup policesh në civil dhe po kontrollojnë studentet nëpër dhoma. I thash mbylli portat me çelës dhe mos le as ke të dal as të hy deri sa vij unë!
Shkova në Qendër menjëherë. Atje shume shpejt e vërtetova se ky “grup policesh në civil” në të vërtet kishin qenë student që janë prezantua rrejshëm si polic! Ishin tre veta, njeri prej këtyre studentëve ishte i familjes se Xhavit Nimanit, ndërsa një tjetër ishte student në Beograd qe kishte ardhur mysafir te shokët e vet, dhe bashkë kishin krijua një skenar se si me u tallur me koleget e vet ne Qendrën e Studentëve duke u prezantuar si “polic”! Me që ishte fjala për tallje unë kisha mundësi të ua tërhiqja vërejtjen dhe ti liroja.
Por, unë veprova ndryshe: Diku kah ora 03.00 e mëngjesit operacioni u krye ashtu që unë i arrestova ata 3 student për të bërë eksperiment për të pare se si do te sillen studentet tjerë dhe si do reagojnë institucionet.
Te nesërmen shkova me vonesë në punë. Kur shkova e pash se shqetësimi ishte i madh në të dy taborët.
Eksperimenti u krye dhe unë pasi ua morra deklaratat, ata 3 student i lirova ne orët e paradites! Pastaj ata erdhën përsëri te unë dhe u ankuan se autoritetet e Universiteti po donë me i përjashtuar nga Qendra dhe nga Fakultetet, prandaj mu dashtë të intervenojë që kjo të mos ndodh!
Pra, kështu u krye prova gjenerale për Planin “B”!
Tani po i kthehem temës kryesore!
Kur u bënë dy javë nga Protesta e 11 marsit 1981, më 25 mars 1981, Ali Lajqi niset nga Peja për në Prishtinë me qellim që të interesohet në RILINDJE për fatin e konkurrimit të tij! Ali Lajqin prapë e shoqërojnë po ato dy vajza që e kishin shoqëruar me 11 mars 1981! Mbas Ali Laqit vihet përcjellja e Sigurimit të Shtetit me Vendim në gjep për arrestimin e tij!
Pas 11 marsit 1981 ne në SHSSH mbanim dy Mbledhje te rregullta brenda ditës! Një në ora 7 në mëngjes dhe një ne ora 19 në mbrëmje!
Pas mbledhje se mbrëmjes unë morra një inspektor të ri me veti, që quhej Zymber Zymberi (që pastaj u tregua tepër i egër kundër patriotëve që u burgosën e u morën ne pyetje nga ai) dhe shkuam ne Qendrën e Studentëve për te vëzhguar situatën. Diku nga ora 20.00 e pash se erdhi Ali Lajqi dhe më kujtohet u drejtua me sa në Konviktin 3 (nuk jam i sigurt për numrin e konviktit)! Pas tij ishin dy veta që nuk i njihja. Por, pas pak, mbas tyre e pash edhe Nevruz Isufajn.
E lash Zymber Zymberin ne veturë dhe dola menjëherë: E ndala Nevruzin dhe pyeta se pse është ne Qendër. Me tha se nga Peja kanë ardhur nga SHSSH me e burgos Ali Lajqin dhe se ky ka ardhur në përforcim. E lash Nevruzin para konvikti dhe hyra e i takova ne shkallë dy Inspektoret e Pejës bashkë me Ali Lajqin, duke i treguar Aliut se është i arrestuar.
E ndërpreva bisedën e tyre ne mes dhe Aliut i thash që të largohet pak se kam me bisedua me këta kolegët. Aliu pyeti se a mundet të shkon deri te një dhomë për të takuar një shok. I thash se mundet!
Pastaj Inspektoret e Pejës i bëra me dije mbi urdhrin e Mustafë Sefedinit dhe pa një pa dy i përzura nga Qendra e Studentëve. Kështu e pengova arrestimin e Ali Lajqit!
Pas pak erdhi Ali Lajqi se bashku me disa studentë, unë tani isha vetëm dhe fillova të bisedoj me ta! Biseda po zgjatej dhe unë kërkova që të bisedoj me Aliun në 4 sy, prandaj i larguam pak studentët tjerë. Kështu filloi nata e gjatë e 25 marsit 1981!
(vazhdon nesër)