WILHELM TELL – PERSONAZH KRYESOR MITOLOGJIK DHE HISTORIK ZVICRAN

Për këtë personazh të rëndësishëm të Historisë së Shtetit Helvetik (Zviceran) kanë shkruar shumë figura të njohura të fushës së Artit dhe Letërsisë në mesin e tyre edhe Vëllezërit (Brüder) Grimm, por ndërtimin dhe formimin e plotë ia ka dhënë shkrimtari i njohur gjerman JOHANN CHRISTOPH FRIEDRICH SCHILLER (1759 – 1805), kurse vepra është shkruar në vitin 1804, me titull «WILHELM TELL».

Nga Shenasi ALIU

Wilhelm Tell – ka lindur në gjysmën e dytë të shekullit XIII, në Kanton-in Uri dhe pikërisht në qytezën Bürglen. Historia e këtij personazhi është i lidhur drejt për drejtë me Pavarësinë  e Shtetit Zviceran. Në këtë histori arrijnë një marëveshje për konfederatë tre Kantone: Uri, Nidwalden dhe Schwyz. Gjithashtu, Tell-i njihet edhe për precizitetin e tij të gjuajtjes me shtizë, kulminacionin e arrin kur e vendosë mollën mbi kokën e djalit të tij të cilën e ndau përgjysmë, djali i tij ishte gjashtë vjeçar. Kjo ngjarje ka ndodhur  më 19 nëntor të vitit 1307 dhe thuhet se ka qenë ditë e hënë.

Për këtë personazh sa mitologjik  dhe historik janë përgatitur dhe shfaqur shumë filma dhe vepra dramatike teatrore. Pata rastin me shokun tim Muharrem Ismaili dhe bashkëshortet të vizitojmë Muzeun Historik të kësaj figure të rëndësishme të Historisë Zvicerane i cili është i lidhur me Pavarësinë e Shtetit të Zvicrës. Muzeu gjendet në qytezën Bürglen dhe përmendorja madhështore e Wilhelm Tell-it, gjendet në qytetin Altdorf të Kanton-it, Uri.