(Nga seriali im për 100 ditë – 10 shkrime nga trojet tona etnike, nga libri im tregjuhesor «Shtegtimet e një gazetari)
Tipike edhe për dy figura fshatare me ideale të larta atdhetare: Ramë Bllaca dhe Ahmet Shtimja , të përjetësuar edhe në këngë popullore. I pari deputet në parlamentin e Jugosllavisë së vjetër, që në mes të Beogradit refuzoi nënshkrimin e dekretit për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi dhe me tu kthyer në Bllacë ngrit edhe një kullë të re, në shenjë vendosmërie për të mos i lëshuar tokën e të parëve. Ndërsa i dytë, si kryetar në Shtime i kërkoi me ngulmë Nikolla Pashiqit hapjen e shkollave shqipe dhe administratë e xhandarmeri shqiptare. Thuaja se që të dy të pa shkollë, por që të rinjtë i dërguan në shkollim edhe jashtë Kosove. Këtë atdhedashuri për njerëzit dhe vendin e tyre, për dije e arsim e paguan me kokë. Regjimi serbë ua kurdisi kurthet dhe i vranë në pusi, por vepra e tyre i lartësoi në përjetësi