Shqiptaro-zvicerani Arsim Morina kandidat për Parlamentin e Kantonit Schaffhausen

Kandidati shqiptaro-zviceran për zgjedhjet e sivjetme për parlamentin e Kantonit Schaffhausen për herë të parë është edhe Arsim Morina, i lindur dhe rritur në Kumanovë. Ai ka dekada që punon e jeton në Zvicër. Krahas punës profesionale Arsimi bashkë me bashkëshorten ka vite që angazhohen në jetën shoqërore të qytetit dhe kantonit Schaffhausen. Gjithashtu edhe katër fëmijët e tyre tanimë të rritur, krahas shkollimit janë të angazhuar në jetën e shoqatave dhe atë kulturore të Schaffhausen-it.

Në Zvicër Arsimi ka punuar pandërprerë, duke kryer bërë punë në profesione të ndryshme. Së fundi ai është ndërmarrës i pavarur dhe merret kryesisht me shtrimin e dyshemeve dhe renovime të ndryshme të hapësirave banesore.

Në kohën e lirë ai merret me lexim, shtegtime e shëtitje

Arsimi ka marrë pjesë aktive edhe në krijimin i seksionit të migrantëve socialdemokratë të Kantonit Schaffhausen, që tani më vepron edhe si strukturës e re në kuadër të Partisë Socialdemokrate të Zvicrës (PSd).

Si kandidat i PSd për këto zgjedhje, Arsim Morina zotohet të mbroj politikat e mira dhe mundësitë e barabarta për të gjithë.

Temat kryesore të angazhimit të tij politik janë: Drejtësia sociale, mundësitë e barabarta, politikat e migracionit, politikat familjare, arsimi, mjedisi dhe çështjet ndërkombëtare.