Ungra, Kryeqyteti i këngës arbërore  për fëmijë

Muzika dhe mbi të gjitha këngët,  shfaqen si mediumi më popullor i përshtatshëm për përhapjen e ideve dhe ndërgjegjësimin e njerëzve për gjuhën dhe çështjen arbëreshe. Kanali më vital dhe hulumtues për të përhapur gjuhën arbërishte, eshtë edhe kënga. 

Nga Ornela Radovicka
Qëndra albanologjike mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe A. Bellusci

Kam shumë vite që vizitojë, hulumtojë ngulimet arbëreshe, ku për secilin prej tyre  jam munduar që ti thellojë akoma më tepër njohuritë, ti kodifikojë ato, duke i kthyer në informacione, për të sensiblizuar  të rinjëve shqiptarë, në Shqipëri, në trevat e saj,  si edhe në diasporë, që të njohin këtë popull, vëllezër të të njejtit gjak.

Sot nëpërmjet këtij artikulli do t’iu përcjellë në Ungra, e  nuk do flas mbi historikun e tyre, por për një aktivitet i rëndësishëm; Festivali i Parë për fëmijë në Arbëri.

Ndërsa viziton Ungrën do vësh re që është e shpopulluar,por  do të shohësh edhe nga ata të cilët mundohen me mish e me shpirt për ti dhënë jetë, e mbi të gjitha për të mbajtur rrënjët kulturën dhe gjuhën, të cilët në kushte të vështira promovojnë identitetin e tyre arbëror dhe të qenit arbërsh.

Valorizimi i gjuhëve të pakicave të territorit në Itali i promovuar nga “rregullorët” rajonale, italiane dhe evropiane,  vlen edhe për sektorin e artit dhe muzikës, kënga në veçanti.

Në fakt, Kënga si art,  është një mjet i rëndësishëm i transmetimit kulturor dhe gjuhësor, i cili duhet marrë më shumë parasysh në kuadrin e politikave për mbrojtjen e pakicave historike gjuhësore.

Në datë 1 Qershor 2024 “Officina della musica” e drejtuar nga Anna Stratigò në bashkëpunim me komunën e Ungrës\ Lungro  organizoi Festivalin  këngës për fëmijë “ Këndomi Arbërsh”. Në këtë  aktivitet ishte e ftuar edhe fituesja e programit “ Gjeniu i vogël nr 8” zhvilluar në Shqipëri  vogëlueshja Ea Zoga.

Ungra, një territor unik, një vend takimi pjellor, ku ekzistojnë kushtet për një ofertë të pasur dhe të larmishme muzikore, gjithashtu tërheqëse për artistë arbëreshë e të huaj, me një potencial të gjerë të aftë me aktivitete prodhuese me pasoja të dukshme në botën arbëreshe të Kalabrisë dhe kjo falë nismave dhe punës së madhë të Anna Stratigòs e shumë kompozitorëve, autorë të tektesteve, isnstrumentista.

Merrnin pjesë 12 fëmjë, 12 “dishepuj të vegjel” të këngës arbërore. Vinin Nga San Kosmo Albanese, Civita, Frascineto, Ejanina, Ungra, ngulime arbërshe por edeh nga një emigrante në Veneto. Emocione të forta kur dëgjoje nga goja e këtyre vogëluseshve atë fjalë arbërisht të cilat ndashta kurrë nuk i kishin hasur.

Por, “ sensi  Appartenencës”,  dashuria për rrënjët, gjuhën bënë të rrëzohen edhe malet dhe kjo reflektohet tek shpirti i organizatores Anna Stratigò. Nuk di si tua spjegoj në pak rreshta se kush është Anna Stratigo, por në formën më sintetike mund dhe pa heyitim bëjë këtë krahasim.

Nëse ne shqiptarët konsiderojmë artistet të vërtetë Vaçe Zelën, Kosova Pagarushen,  e them pa hezitim që  Arbëria ka Anna Stratigon, jo për diapazon vokale por me kuptimin e plot të fjalës  të qenit  Artiste, dhe Anna është.

Anna është një uragan i botës arbëreshe. Ajo përfshiu në këtë projekt, edhe gra të cilat spikasin në botën arbëreshe edhe pse shpesh herë të heshtura si Elena Forte, Carmen Bellellisario, të cilat vinin nga një relitet si këngëtare grupi Vuxhe Grash dhe eksperimentuan më performancë dinjitoze në teks dhe muzikë.

Anna nuk ndalet vetëm në Ungra. Ajo shkon më tej  arrin në Frascineto, fton mikshën e saj Maria Antonieta Rimoli në këtë mision ku Rimoli kompozon dhe krijon një tekst mbi Frasnitën.  Rimoli me dashurinë për Arbërinë e saj është gati të vihet në provë. Nis e thur vargjet e   vë në dukje  kulturën tipike të  “ Katundit” të saj Vallja, rrëfenë se këto toka të parët e tyre i mbollën me mundime, flet me atë dozë malikonie për shpopullimin e këtyre  trojeve por edhe me nota epike që ky popull nuk duhet të vdes, e  vë në pah gjuhën që mos të harrojmë.

Në “ autor” tjetër është edhe Angelo Stratigò, midis seriozitetit të punës së tij dhe ironinisë  ai rrëfeu se si i lindi ideja e kënkës “ Shoqes sime” . Ana është si një “ Virus” të infekton- tha ai-  të bënë të ngrihesh nga gjumi e të incizosh melodinë që ke në kokë. Anna  bënë që edhe Farmcisti të krijoj të kthehet në muzicist.. Ndoshta sepse arbëreshi e ka në gjak artin!

Janë edhe kombozitor të tjerë si Vecenzo Costnate, “Prijmi”, Kur vajza arbëreshe me kitarën në dorë nisi dhe të këndonte me një maturitet artistik.  Nuk mungoni edhe tema si “ Këse” që është karkateristikë e kostumit arbëtresh, por edhe vogëlushja Najla me kostumin e saj arbërsh.

Ishin që të gjithë një mbrekulli! Të gjithë ishin fitues. Një mbrëmje e paharruar!

Orkestra ishe e përbëra nga Checco Pallone, Gianfranco Esposito Fabiano, Giovanni Brunetti, Piero Gallina, dhe nga Kompozitori shqiptar Spiro Pano.

Dy prezentatorët të festivalit mbajtën në mënyrë të përsosur prezantimin në dy gjuhë atë në italisht dhe në Arbërisht. Për herë të parë zhvillohej një festival në dy gjuhë dhe kjo falë edhe dritëgjatësisë së Anna Stratigo për mbështetjen e gjuhës arbëreshe!

Në këtë mbrëmje ishte një publik i ngrohtë që priti me duartrokitje Vogëlueshën nga Shqipëria “ Ea Zoga” si edhe fituesin e këtij edicioni  Giovanni\ Gjoni i vogël  me bashkëpunimin  Ettore Marino, Alessandro Castriota Scanderbeg dhe Anna Stratigò.

Merrnin pjesë nga Qeveria Vendore si Kryetari i Bashkisë Z. Carmine Ferraro, ku së bashku me Anën  hodhën një tjetër projekt, atë të krijimit të një CD. Le të kujtojmë  se Valorizimi  e arbërishtes nëpërmjet  muzikës  tek Fëmijët,  nëpërmjet  krijimit të festivaleve, multidisiplinares, recensioneve, sezoneve muzikore, aktiviteteve koncertale, por edhe  konkurse në fushën muzikore, si dhe, së dyti, për të identifikuar format e stimujve për përdorimin e teknologjive dixhitale dhe multimediale për të mbështetur proceset krijuese, prodhimin, shpërndarjen dhe ruajtjen e veprave muzikore në  arbërisht është një nga binarët e rëndësishme ku mbështetet gjjuha dhe kultura.

Largohemi nga Ungra me  idenë se Muzika,  bëhet një nga kanalet e privilegjuara për transmetimin e informacionit nga jashtë model të caktuar identiteti, në të cilin gjuha  tipari më i njohur, dhe jetike, domosdoshmëia për jetën dhe të ndihemi  mirë dhe krenar në hapsirën që na takon.

Ungra demostroi këtë popull civil, revolucionar në ide, që ruan gjuhën, dhe që çeli për herë të parë Festivalin për Fëmijë. Mund të Themi që Ungra është Kryeqyteti i këngës arbërore  për fëmijë!

Se në Itali egsiston Giffoni film Festival, përse jo Ungra Kënga arbëreshe festival

Faleminderit Anna për këtë organizim kaq të bukur por mbi të gjitha në dobi të komunitetit Arbëror!