Si duket qyteza arbëreshe Shën Sofia midis prillit të vjetëm e të sivjetmë?!

 

Me këtë rast po sjellim sa foto se si duket sot, në këtë fillim prilli dhe se si dukej vjet më 23 Prill 2020, kur e vizitova për herë të parë me artistin Sherif Dakaj, vendbanimin arbëresh Shën Sofia  (Ital: Santa Sofia d’Epiro, një qytezë kjo me mbi 2500 banorë në provincën Kozencës në Kalabri, ku gjurmët e gjuhës dhe kulturës shqiptare i has në çdo cep.

Nga Rexhep Rifati

Sot kur shumica e fshatrave arbëreshe në Italinë e Jugut, thuaja se janë mbyll tërësisht në një lloj karantine, me qëllim që të ruhen nga më e keqja që sjell Koronavirusi, nuk munda ta ndija vetën të qetë e të mos shfletoj ueb faqet e vendbanimeve arbëreshe për të pa se si është gjendja atje.

Ndaj edhe me këtë rast po sjelli sa foto se si duket sot, në këtë fillim prilli dhe se si dukej vjet më 23 Prill 2020, kur edhe vizitova për herë të parë bashkë me artistin Sherif Dakaj, vendbanimin arbëresh Shën Sofia  (Ital: Santa Sofia d’Epiro, një qytet ky me mbi 2500 banorë në provincën Kozencës në Kalabri, ku gjurmët e gjuhës dhe kulturës shqiptare i has në çdo cep të tij, si në qendër, godinën e bashkisë , jashtë dhe brenda kishës me mbishkrime edhe në gjuhën shqipe. Ndërsa që veshjet e bukura tradicionale i hasa si në manifestimin e mbajtur në katundin Çifti ku shkëlqeu grupi i valleve nga Shën Sofia, ashtu edhe brenda muzeut të vetë Shën Sofisë, ku gjithashtu është  ngritur edhe një bibliotekë me libra me vlerë ndër to edhe në gjuhën shqipe.

Sa i përket Muzeut të Kostumit dhe Territorit të Santa Sofje d’Epiro është ngritur në Palazzo Bugliari, që paraqet një ndërtim të mesit të shekullit XIX, i njohur më mirë si Kultura Palazzo della dhe selia e Bibliotekës Komunale.

Përndryshe veshja në kulturën arbëreshe, si edhe këtu në Shënë Sofia janë një nga stolitë më të veçanta të manifestimeve kulturore artistike, aq më parë që çdo katund arbëresh ka stilin e vet në bërjen së rrobave  tradicionale thuaja se tërësisht me dorë. E veçanta tjetër është se popullsia e varfër, ata që mbërritën në Calabri nga Shqipëria, megjithatë varfëri nuk heqin dorë nga bukuria dhe mbretëria e rrobave të tyre.

Ndërsa që sot kur hyra në faqen e komunës së qytetit të Shënë Sofisë, pashë autoritetet por edhe njerëzit në rrugë me maska , ndërsa që hyrje-daljet patrullohen nga policia si edhe në shumë vendbanime tjera arbëreshe.

Të shpresojmë se gjendja do të ndryshojë për të mirë, që vëllezërit dhe motrat arbëreshe por edhe populli mik italian, që ta përballojë sa më lehtë që është e mundshme pandeminë që ka plandos botën.