Shqiptarët ishin lokomotiva e Perandorisë Osmane

Në kapitullin Periudha e Perandorisë Osmane, Qamil Bytyçi, në librin e tij “Shqiptarët e Harruar në Turqi”, potencon praninë e hershme të shqiptarëve, duke nënvizuar se :”Me marrjen e Stambollit shqiptarët ishin ndër kombet e para që u vendosën në Stamboll e që sipas historianit të famshëm İlber Ortaylı, Kantekuzenusët ishin me origjinë shqiptare dhe Perandoria ishte në duart e tyre… madje: “shqiptarët formuan shtresën elitare në Perandorinë Osmane.”.-

 Shkruan Qamil Bytyçi, Stamboll

 Të shkruash për shpërnguljet e shqiptarëve gjatë Perandorisë Osmane është edhe e lehtë edhe e vështirë. Disa njerëz mund të pyesin si është edhe e lehtë edhe e vështirë. Është e lehtë sepse ka aq shumë për të shkruar!

E vështirë sepse cilat duhet shkruar më parë! Turqit u vendosën në Anadoll me luftën Malazgirt në1071. Sipas burimeve perëndimore dhe disa historianë turq, vjehrri i Orhan Begut ishte lodhur nga sulmet serbe dhe bullgare dhe për këtë arsye për ta ndihmuar Perandorin e Perandorisë Romake të Lindjes Kontakuzenusin në vitin 1354 dolën në Rumeli.

Sipas historianit të famshëm İlber Ortaylı, Kantekuzenusët ishin me origjinë shqiptare dhe Perandoria ishte në duart e tyre. Më vonë, Osmanët gradualisht pushtuan tokat shqiptare dhe filluan t’i aneksonin ato në shtetin e tyre. Me bashkimin e shqiptarëve në Perandorinë Osmane, Osmanët u njoftuan me një komb shumë energjik, luftëtar dhe të besueshëm. Mund të themi se shqiptarët ishin lokomotiva e Perandorisë Osmane.

Me marrjen e Stambollit shqiptarët ishin ndër kombet e para që u vendosën në Stamboll.

Milliyet Gazetesi – Büyük Larousse – sayfa 5858

Brënda vitit 1453 nga Anadolli dhe Rumelia 5 mijë familje Turke dhe Krishtiane u vendosën në Stamboll. Mehmeti i Dytë, këtë politikë e vazhdoi edhe më vonë duke i shpërngul  në Stamboll një pjesë të popujve nga vendet e pushtuara. Nga Peloponezi, nga Sërbia Jugore, nga ishujtë e Detit Egje /(Eğriboz, Taşoz, Semadirek), nga Anadolli ( Konya, Larende, Aksaray, Ereğli), Kefe etj. Kështu që me vendosjen e popujve në Stamboll Turqëve, Rumunëve, Serbëve, Shqiptarëve, Armenëve, Hebrenjëve etj. u shfaq një popullsi shumëngjyrësh.

Milliyet Gazetesi – Büyük Larousse – faqe 5858

Ata morën pjesë në të gjitha nivelet e shtetit të Perandorisë Osmane. Megjithëse shqiptarët nuk ishin shumë në numër, ishte një shoqëri që i kanë dhënë vezirat (kryeministër të sotëm) më të rëndësishëm, Perandorisë Osmane si vezir, pasha, etj.

Historiani Mehmet Tevfik kështu ka thënë: “Sigurinë e Perandorisë Osmane e kanë siguruar dy krahë: Turqit në Lindje (Anadoll), Shqiptarët në Perëndim (Ballkan)[1].

Mund të themi se shqiptarët formuan shtresën elitare në Perandorinë Osmane. Dhe ky nuk ishte një bekim i sulltanëve, por ka qenë një komb për shkak të cilësive të tyre udhëheqëse, guximit, ndershmërisë dhe disiplinës që dha kontributet më të mëdha në të gjitha periudhat e Perandorisë Osmane.

Shqiptarët gjatë kohës së Osmanëve, jetuan intensivisht në katër vilajete. Këto vilajete ishin:

  • Vilajeti i Shkodrës
  • Vilajeti i Kosovës
  • Vilajeti i Manastirit
  • Vilajeti i Janinës

Sipërfaqja e përgjithshme e këtyre vilajeteve ishte afërsisht 85-90 mijë km[2]. Por siç kemi shkruar edhe më parë shqiptarët kishin pozicione të ndryshme jo vetëm në këto rajone, por edhe në vendet më të largëta të Perandorisë Osmane.

[1] Necip P. Alpan-Nesip Kaçi – “Shqiptaret ne Perandorine Osmane” Albin Tirane 1997

( Pas botimin të librit të tij, autori Qamil Bytyçi, që jeton në Stamboll, ishte në Prishtinë, me që rast u takua me personalitete të ndryshme, ndër të cilët edhe Mehmet Prishtina, nipi Hasan Prishtina i cili edhe ndihmoi financimin e librit: “Shqiptarët e Harruar në Turqi”, ndaj me këtë rast disa nga ato foto )