18 shtator 2021: Demonstratë në Bernë kundër diskriminimit edhe me të madh të grave!

Gratë edhe më tej marrin rreth një të tretat (1/3) më pak pension se sa burrat. Megjithatë parlamenti donë të ngritë moshën e pensionit për gratë në 65 vjet. Kështu gratë duhet të paguajnë reformën e AHV/AVS. Rritja e moshës së pensionimit për gratë do të thotë se ato duhet të punojnë më gjatë dhe të marrin pension më të ulët. Kjo është e papranueshme! Një reforme të AHV/AVS në kurriz të grave e kundërshtojnë sindikatat bashkë me organizatat feministe përmes një demonstrata kombëtare me 18 shtator 2021 në Bernë.

Arsyet pse pensionet e grave janë më të ulëta
Pensionet më të ulëta të grave pasqyrojnë situatën e tyre në marrëdhëniet e punës: Gratë ndërpresin më shpesh marrëdhënien e tyre të punës dhe punojnë më shumë me orar të pjesshëm. Të dyja në radhët të parë, për të kryer punët e shtëpisë dhe për të marrë përsipër kujdesin familjar. Edhe pabarazia mes pagave të grave dhe burrave kontribuon në pensione më të ulëta tek gratë. Gratë aktualisht fitojnë rreth 19% më pak se kolegët e tyre meshkuj. Në përputhje më ketë pensionet ed tyre në pleqëri do të jenë më të vogla. Të gjitha këtyre duhet shtuar edhe pabarazinë e madhe e pensioneve të fondit të pensioneve.

Pensionet e AHV/AVS kundrejt fondit të pensionit
AHV/AVS është përkujdesje korrekte e pleqërisë. Pas grevës së parët të grave më 1991 ka fuqizuar masat e caktuara të barazisë, për ketë arsye tani pensionet e AHV/AVS të grave dhe burrave janë përafërsisht të njëjta. Mirëpo pensionet e AHV/AVS janë të ulëta. Ndryshe nga që parash kushtetuta qe gati 50 vite, askush nuk arrin që të mbulojë nevojat jetësore vetëm me pensionin e shtyllës së parë AHV/AVS.
Shtylla e dytë (d.m.th Fondi Pensional / FP) për shumë gra për shumë gra është vetëm një shtesë e dobët: pensionet mesatare të FP të grave është vetëm rreth gjysmës së lartësisë se ato të burrave.

Dhe me këtë fakt qëndron vetëm nëse një grua merr pension fare: edhe më tej gati një e treta e grave nuk merr fare pension nga shtylla e dytë.
Gjysma e grave, të cilat janë pensionuar me 2018, marrin një pension të FP nën 1165 franga në muaj. Ne sektorët tipik të grave pensionet e FP zakonisht janë mes 500 e 800 frangave për muaj: edhe këto nuk mjaftojnë për të jetuar.

Diskriminimi edhe në moshën e pensionit
Andaj edhe duhet që dyfishi i grave marrin të ardhura suplementare, për të përballuar kostot jetësore. Diskriminimi i grave, që ishte i pranishëm qysh në jetën profesionale, vazhdon kështu edhe në moshën e pensionit. Kjo edhe pse ato kujdesen për fëmijët dhe familjarët, krahas kësaj janë në marrëdhënie pune – dhe në moshën e pensionimit marrin përsipër pjesën kryesore të përkujdesjes për nipërit e mbesat.

Dhe tani, në vend se të përmirësohen pensionet e ulëta të grave, parlamenti përmes rritje së moshës së pensionimit për gratë bënë pikërisht të kundërtën: një reduktim pensionesh në kurriz të grave. Qysh në sesionin e vjeshtës së tanishme parlamenti përmes “AHV/AVS 21” donë të aprovon një reformë në kurriz të grave.
Për pensione më të mira të grave

Gratë kanë nevojë për një përmirësim urgjent e jo reduktim të pensioneve të tyre. Andaj sindikatat kanë iniciuar nismën AHV/AVSx13, për një pension të 13-të të AHV/AVS, e cila do të duhej ti përmirësonte të gjitha pensionet (Informacione të mëtejme: https://www.ahvx13.ch/?src=frauenrenten). Andaj ne kundërshtojmë reformën +”AHV/AVS 21”, e cila faktikisht domethënë reduktim të pensioneve të grave.
Prandaj ne do të dalim në rrugë me 18 shtator dhe do të vejmë një shenjë fuqishme para pallatit federal.

Të gjithë në Bernë: Jo reformës së pensioneve në kurriz të grave!
13:30 Schützenmatte: Vendtakimi dhe demonstrata
15:00 Bundesplatz: Manifestimi përmbyllës dhe koncertet

Më shumë informacione:
https://www.unia.ch/de/aktuell/events/detail/a/18287
https://www.unia.ch/fr/actualites/evenements/detail/a/18288
https://www.unia.ch/it/attualita/eventi/particolare/a/18296

(Huazuar nga shtojca e sindikatës Unia, Horizonte Nr. 5 / 2021, autore Marília Mendes)