Këtë prezantim prej 16 odash, po e nis nga oda e famshme e kullës së Binak Alisë në Bujan të Malësisë së Gjakovës (rrethi i Tropojës), ku dikur mblidheshin burrat e fjalës e të besës për të vendosur për shumë vendime të rëndësishme për vendin dhe kombin.
Teksti e fotot: Rexhep Rifati
Sot në kuadër të prezantimit të muzeve shqiptare, këtë fillim javë e nisa me odat shqiptare që vizitova brenda muzeve apo kullave të famshme shqiptare. Do theksuar se Odat shqiptare, sidomos ato në kullat e gurta, dallonin nga dhomat e shumë popujve, sepse në to jo vetëm që pritej miku, por edhe kuvendohej e vendosej për çështje të shumta jetike të popullatës e kombit. Kjo bëhej në mungesë të institucioneve, ngase për shumë shekuj ky vend ishte nën robëri nga okupues të ndryshëm.
Këtë prezantim prej 16 odash, po e nis nga oda e famshme e kullës së njohur të Binak Alisë në Bujan të Malësisë së Gjakovës (rrethi i Tropojës), ku dikur mblidheshin burrat e fjalës e të besës për të vendosur për shumë vendime të domosdoshme të kombit. Kjo kullë, as sot, pas dy shekujsh nuk e ka humbur namin, pasi aty edhe më tej si rrallë gjetiu, jeton e gjallëron tradita e mikpritjes, filluar nga më të rinjtë e deri tek i zoti shtëpisë, një pasuri e trashëguar brez pas brezi. Përmes fotove origjinale që kemi shkrep në moze e kulla po ua prezantojmë këto 16 oda shqiptare, që në një periudhë të caktuar kanë paraqit edhe një lloj institucioni:
Oda e Binak Alisë, Bujan
Oda e Mic Sokolit, Bujan
Oda e Sali Manit, ku u mbajt Konferenca Bujanit
Oda e Ramë Zyberit, Junik
Oda e Osdautajve, Isniq, Deçan
Kulla e Isa Boletinit, Boletin, Mitrovicë
Drenoc, Deçan
ME, Prishtinë
ME, Gjirokastër
ME, Elbasan
Oda e Kullës së Tahir Mehës
Oda vëllezërve Frashër, Frashër
Oda e Dedë Gjo`Lulit, Malësi e Madhe
Shtëpia e Skendulatëve, Gjirokastër
Shtëpia Ismail Kadare, Gjirokastër
Oda e Kullës së Ahmet Delisë
ME, Shtjefën Ivezaj, Lekaj, Tuz Malësi e Madhe)
(Që të gjitha këto foto janë pjesë e librit tim tregjuhësor: «Shtegtimet e një gazetari»)