Theksoi Udhëheqësi i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, Sami Kastrati, i cili me zonjën e tij organizoi pritje zyrtare për nder të 12 vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ku merrnin pjesë përfaqësues të organizimeve dhe personalitete të shquara të mërgatës shqiptare në shtetin helvetik
Teksti dhe fotot Rexhep Rifati
Në pritjen e organizuar, në një nga sallat reprezentative të qendrës “Kameha Grand Zürich”, merrnin pjesë të ftuar të shumtë, kryesisht përfaqësues shoqatash, asociacionesh e lubevsh të ndryshme, si dhe figura të shquara nga fusha e kulturës, arsimit, shëndetësisë, bizneseve e të tjera. Po ashtu pati edhe përfaqësues të shoqatave të miqësisë dhe atyre humanitare nga radhët e palës zvicerane, ndër të cilët edhe humanistja dhe mikja e madhe e shqiptarëve Analies Schneler.
Evenimentin e moderoi Ylfete Fanaj nënkryetare e Parlamentit të Kantonit të Lucernit, ndërsa me një fjalë rasti të pranishmëve iu drejtua, Udhëheqësi i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, Sami Kastrati. Pasi përshëndeti të pranishmit, ai që në fillim përmendi se sot kur jemi mbledh për të shënuar dymbëdhjetëvjetorin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ditën më të rëndësishme të historisë së shtetit dhe popullit tonë, e që të kujtojmë sakrificën e popullit tonë përgjatë historisë; për ti nderuar heronjtë e luftës së drejtë çlirimtare, falënderuar popujt dhe shtetet mike, aleate dhe partnere, por edhe gjithë juve që jeni të pranishëm. Ne jemi këtu për të shprehur mirënjohjen e thellë dhe respektin e veçantë dhe për të ju siguruar se Kosova, kurrë nuk do ta harrojë rolin, kontributin dhe gjithçka që Ju keni bërë dhe po bëni për vendin tonë, ashtu siç nuk do të harrojë asnjëherë mbështetjen e fuqishme dhe të palëkundur të Konfederatës Zvicerane në ditët dhe kohët më të vështira për popullin dhe vendin tonë.
Më pastaj Sami Kastrati foli për rrugëtimin 12 vjeçar të shtetit të Kosovës , duke vlerësuar se Kosova peri “hapa të mëdhenj të zhvillimit si në planin kombëtar ashtu edhe në atë ndërkombëtar, përkundër sfidave dhe vështirësive me të cilat u përballë”. Ndaj edhe sot, askush nuk mund të mohojë faktin se Pavarësia e Kosovës i ka kontribuar paqes, stabilitetit dhe prosperitetit rajonal.
Një pjesë të fjalës së tij Kastrati ia kushtoi shqiptarëve të Kosovës në Zvicër dhe arritjeve të tyre duke thënë se ata : “ na bëjnë të ndihemi krenar me arritjet dhe integrimin e tyre. Ndërsa sa i përket marrëdhënieve të Republikës së Kosovës dhe Konfederatës Zvicerane tha se : “ gëzojnë marrëdhënie të ngushta dhe të shkëlqyeshme në mes veti po thuajse në të gjitha fushat dhe se Zvicra është njëri nga shtete kryesore partnere dhe mbështetëse e vendit tonë”.
Grupi “Sring String” nga Prizeni, përmes interpretimit të këngëve të lehta shtoi madhështinë e kësaj feste, duke lënë një mbresë të veçantë.