Në Prishtinë, dy ditë pune të suksesshme të Kuvendit të Lobit Shqiptar Euro-atlantik

Për dy ditë rresht në ambientet e hotelit “Grand” në Prishtinë u mbajt Kuvendi mbarëkombëtar i këtij lobi, me qëllim që përmes trajtimit të temave të ndryshme të arrihet deri te unifikimi dhe bashkimi shpirtërorë shqiptar,- Ngjarje kjo me pjesëmarrje të delegatëve nga trojet etnike dhe mërgata dhe ku pos temave të ndryshme nga sferat e ekonomisë e jetës shoqërore u zhvilluan edhe aktivitete kulturore.-

Teksti e fotot : Rexhep Rifati

Kuvendi që për dy ditë rresht (me 25-26 Nëntor 2022), zhvilloi një debat të thuktë por ku edhe delegatët patën mundësi të njihen për së afërmi dhe të krijojnë ura të reja bashkëpunimi edhe për një të ardhme të përbashkët.

Hapja e kuvendit më 25  Nëntor, në ora 11:00, filloi me Himnin Kombüetar, me prani të Ministrit të Mbrojtjes Armend Mehaj dhe të kryetarëve të disa komunave e shpalli të hapur kryetari i Lobit, Skenderbeg Klaiqi i cili shprehi kënaqësinë për pjesëmarrjen relativisht të madhe të delegatëve, dhe i bëri një vështrim aktivitetit të deritashëm si dhe kaheve të veprimtarive të ardhshme që duhet zhvilluar. Në fakt kryetari Skenderbeg Klaiqi e paraqiti me këtë rast një platformë të punës që i pret lobistët në këtë etapë të historisë së popullit shqiptar kudo që gjendet ai. Me moton që fillimisht “t’i bashkojmë kokat e pastaj tokat”, la për të dëshiruar që politika aktuale në Kosovë e Shqipëri të ndërrojë qasje, duke e shmangur politikën kundërshtuese e duke bërë politika përafruese gjithëkombëtare.

Në kryesinë e punës së kuvendit së këtij Kuvendi të Lobit Mbarëkombëtar Shqiptar Euro-atlantik. ishin: Florim Useini, Rexhep Grivaça, George Dede, Faik Lipovica, Safaete Skartados Meja dhe Tahir Çitaku. Moderatore: Mimoza Abrazhda. Në ditën e parë të punimeve të pranishmit nga Kosova, Shqipëria, Lugina, Çamëria, Maqedonia, Mali i Zi e

Pas përshëndetjes nga individë dhe përfaqësues institucionesh, komunash e trevash shqiptare, në ditën e parë, kuvendarët, në ditën e dytë do të punojnë në caktimin e komisioneve përkatëse fushash të ndryshme që do të jenë në funksion të Lobit Shqiptar Euro-atlantik. Në mbrëmjen e parë e të dytë të pranishmit u argëtuan nga grupe artistike.

Në përfundim të këtij kuvendi, pas dy ditësh intensive me aktivitete, mbrëmë në Hotelin Grand, Lobi Shqiptar Euro-Atlantik e përfundoi me aktivitete me Shoqatën Jeta nga Selaniku, që sollën grupin e valleve, duke krijuar kështu një atmosferë sa argëtuese aq edhe vëllazërore.