“Kurora e Lirisë”, manifestim nderimi në Bernë, përmes një programi tejet madhështor

Përmes një ngjarje sa përkujtimore për sakrificën epike të Familjes Jashari dhe të shumë e shumë familjeve të tjera në luftën për liri e pavarësi, në kryeqytetin e shtetit helevetik, në Bernë,  krahas një homazhi u dëshmua edhe arritje e madhe e komuniteti shqiptar vetëm brenda disa dekadave, çka doli në pah përmes defileut të dhjetëra grupeve artistike, që krijuan një atmosferë tepër mbresëlënëse.

Foto e teksti: Rexhep Rifati

Manifestimi “Kurora e Lirisë”, merr kuptim të veçantë, kur sheh sesi një ngjarje kaq madhshtore me kaq shumë grupe e artistike, duke tubuar brenda një salle reprezentative rreth një mijë veti, se nuk ishte organizua as nga ndonjë organizatë apo institucion shtetëror, por nga një grup njerëzish entuziast në krye me një femër të quajtur Mirtishahe Limani Hiler, e cila që nga mosha rionore është në krye të organizimeve shumë mbresëlënëse që vërtetë vlejnë për tu dëshiruar.

Përndryshe në këtë ngjarje morën pjesë mërgimtarë nga kantone të shumta nga mbarë Zvicra bashkë me përfaqësues diplomatik e instituciona, siç ishin ministrat e Qeverisë së Kosovës, Xhelal Sveçla dhe Andin Ukshin Hoti, si dhe përfaqësuesi i familjes, Lulzim Adem Jashari, si dhe  ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Zvicër, Ermal Dredha, ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Rexhep Demiri, dhe zëvendësambasadorja e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bernë, Shukrije Ramadani., si dhe shumë përfaqësues shoqatash dhe personalitete fushash të ndryshme në Zvicër.

Paraprakisht u hap edhe një ekspozitë fotografike me temë “Prekazi – dashuri, dhimbje dhe krenari kombëtare”, në realizim të fotografit nga Skenderaj, Sefer Aliqkaj.

Që në hapje të kësaj ngjarje përkujtimore, orh^ganizatorja e manifestimit Mirishahe Limani Hiler, falënderoi të gjithë të pranishmit dhe mysafirët e ardhur nga Kosova, duke kujtuar me këtë rast sakrificën e Familjes Jashari. Dëshmorët e lirisë u nderuan me një minutë heshtje nga të pranishmit. Ndërsa që u interpretua Himni Kombëtar Shqiptar nga solisti dhe kori, ndërsa atmosfera përkujtimore vazhdoi me këngën epike me lahutë “Në Prekaz ka ra stuhia”.

Fjalë rasti në këtë manifestim mbajtën akademiku Agim Vincai cili foli për rëndësinë historike të Familjes Jashari. Më pastaj fjalë rasti mbajtën edhe ministri  Andin Ukshin Hoti dhe djaliLulzim Jashari djali i Heroit legjendarë Adem Jashari, i cili nga të pranishmit u nderua me një ngritje në këmbë në shenjë respekti për sakricën sublime të familjes së tij heroike.

Nga pala zvicerane një fjalë rasti e mbajti Zonj.  Ana Roch, kryetare e Kuvendit të Republikës dhe Kantonit të Gjenevës, e cila veçoi faktin se Familja Jashari u kthye në një simboli sakrice e liri për Kosovën e pavarur.

Pa dashur të përmendim veç e veç të gjitha grupet artistike që u prezantuan në mënyrë shumë masive e impozante, përmes këngës, valleve dëshmuan edhe një arritje të madhe në fushën e kulturës të komunitetit tonë të madh në Zvicër, Ndaj edhe manifestimi më shumë i ngjante një festivali, por që dorën në zemër zgjati pak si shumë meqë pati dhjetëra shoqëri  thuaja se nga të gjitha kantonet. Pika kulmore e programit artistik padyshim ishte Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” nga Kosova, që si gjithnjë edhe kësaj radhe shkëlqeu me lojën e bukur përplot shije e muzikalitet, duke u nderua me duartrokitje të gjata nga të pranishmit.

Edhe për moderatorët e këtij programi, Ramadan Morinën dhe Vjosa Beqiri nuk ishte aspak punë e lehtë të moderonin një program që do të duhej ndarë në dy apo tri net të plota.