Holanda fituese e Eurovision 2019

Të shtunen në Tel Aviv të Izraelit, është mbajtur gara e këngës më të mirë në Evropë, që njihet si Eurovision i vitit 2019. Në këtë garë pati shumë shtete që konkuruan dhe që iu nënshtruan dy netëve gjysmëfinale, prej nga u kualifikuan vetëm 26 shtete, të cilat edhe iu nënshtruan garës për më të mirin e Eurovisionit.

Shqipëria këtë radhë është përfaqësuar nga këngëtarja Jonida Maliqi me këngën “Ktheju Tokës” dhe është vlerësuar si një interpretim jashtëzakonisht i mirë. Kënga e Jonidës i bënë thirrje të rinjve që të mos e lëshojnë vendin e vet, port ë kërkojnë të ardhmen aty ku përkasin, një mesazh ky mjaft I fuqishëm, e që ndërlidhet së fundi edhe me ikjet e shumta të të rinjve, që nuk po e gjejnë perspektivën në tokën e tyre.

Pritshmëritë për Jonidën ishin mjaft të mëdha, madje u shpresua shumë që ajo do të zinte një vend mjaft të mirë në tabelën e fituesve, por fatkeqësisht ndodhi që Shqipëria të vlerësohej si e 18-ta me radhë.

Fitues i edicionit të sivjetmë është Holanda, me këngëtarin Duncan Laurence dhe këngën me titull “Arcade”. Kjo këngë mori 492 pikë. Në vendin e dytë është radhitur Italia me 465 pikë, ndërsa e treta është Rusia me 369 pikë.