Mërgimtari nga Struga në Zvicër, jep dy bursa vjetore në Kosovë

Projekti i Klubi Rotary në Ferizaj për ndarjen e bursave studentore, po has në përkrahje jo vetëm nga drejtues të bizneseve në këtë qytet, por edhe nga mërgimtarët në Perëndim, që vetëm sivjet kanë dhanë 14 bursa apo një të tretën e numrit të bursistëve të sivjetmë,- Fondit sapo i është bashkua me dy bursa vjetore edhe mërgimtari nga struga, Drilon Selimi, pronar firmës Depoxy GmbH, në Kantonin e Cyrihut

Teksti e fotot: Rexhep Rifati

Një projekt i Klubit Rotary në Ferizaj, sivjet ka hy në vitin e 5 të themelimit, e që synim ka ndihmën përmes bursave studentëve me gjendje të vështirë materiale. Nga viti në vit kanë ardhur duke u shtuar si kërkesat e bursistëve ashtu edhe gatishmëria për të mbështet ata. Klubi ka edhe një rregullore të veçantë për kushtet e marrjes së bursave dhe se cilat kategori kanë përparësi.

Ajo që është ndër më të rëndësishmet se ky fond për shkollimin universitar të kuadrove të reja shqiptare të kësaj komune, ka has në përkrahje edhe të mërgimtarëve tanë, madje edhe të atyre që nuk janë me prejardhje jo vetëm nga kjo komunë, por as nga Kosova.

Rasti më i ri që meriton një mërnjohje të veçantë është ai bashkatdhetarit tonë me prejardhje nga Struga, të riut Drilon Selimi, pronar firmës Depoxy GmbH, Dübendorf , të Kantonit të Cyrihut, që tashmë ka paguar dhe është deklarua se do të jep nga dy bursa vjetore. Driloni ndonëse ka një firmë të vogël, megjithatë shembulli i tij tregon se ai ka një shpirt të madh e solidar dhe se në këtë mënyrë me paranë e kursyer me mjaft mund donë të ndihmojë vëllezërit kosovar në shkollim. Edhe shoku i tij, Nerzedin Reka tash e tri vjet është njëri nga bursëdhënësit e rregullt këtë fond, ndonëse edhe ai është me prejardhje nga një komunë krejt tjetër, nga ajo e Dragashit. Tash këta dy shokë po bëjnë përpjekje që të shtojnë rrethin e miqve për të kontribuar në këtë fond, sa humanitar aq edhe atdhetar.

Aktualisht në këtë fond studentorë, vetëm nga Zvicra, shkojnë 11 bursa: Nerzedin Reka 1, Arben Vata 2 ; Fitore Vata 1; Avdi Xhemajli 1; Drilon Selimi  2 dhe familja Rifati 4 bursa. Ndërsa nga SHBA : Njazi Musliu 1 SHBA dhe Klubi Rotary – SHBA  1 bursë si dhe tash e disa vjet bashkudhëtari nga Danimarka, Ibrahim Xhemajli ndan një bursë vjetore.

( Me këtë rast ,krahas fotos së , Drilon Selimi, bursdhënësit më të ri, po jap edhe disa foto nga ceremonitë me studentë me rastin e ndarjes së bursave nga Klubi Rotary në Ferizaj)