Mirishahe Limani Hiler : “Ne nuk e dimë vërtet se ku po shkojmë nëse harrojmë se nga vijmë”

 (Reagim lidhur me njoftimin se Zvicra ua ndalon shqiponjën futbollistëve shqiptarë në Botëror)

I nderuar zoti Tami,

A e dini se vendimi juaj është racist dhe bie ndesh me vlerat e identitetit demokratik të Zvicrës? Zvicra nuk e ka harruar ende se nga vjen dhe me individë si ju, nuk do të mund ta dijë se ku po shkon. Është e turpshme! Nëse sot simboli i shqiponjës dykrenare është bërë një temë kaq e rëndësishme për ju, mbani mend se jeni ju nga ata që po bëni provokime dhe politikë të tepruar. Argumentet tuaja janë të dobëta! Mund të jenë çdo gjë, por jo futboll!

Nëse ju ndaloni simbolet e identitetit të këtyre brezave të rinj zviceranë që vijnë nga larg, a jeni i sigurt se për të kënaqur disa vende që nuk e pëlqejnë kryqin tonë, do të merrni vendime që lojtarët tanë do të jenë të detyruar t’i shtypin ndjenjat e tyre? Si përfundim Z. Tami, ju keni zyrtarizuar një akt racist. Kjo është e gjitha!

Nga Mirishahe Limani Hiler