Sopranoja shqiptare merr pjesë në Teatrin e Kilit si dhe Operën Shtetërore të Hamburgut

Elbenita Kajtazi, sopranoja me prejardhje nga Mitrovica por me banim në New York, ka dhënë lajmin që do bëjë krenarë të gjithë shqiptarët.

Ajo në rrjetin social facebook ka njoftuar për eksperiencën e re që do ta jetojë në fushën e saj, atë të operës.

Kajtazi do jetë pjesë e Teatrit komunal të Kilit, në operën Kalorësi i trëndafilit të Richard Strauss. Datat e shfaqjeve tashmë janë të njohura, e që do të jenë 12, 15, 17, 19 qershor 2019.

Ajo poashtu ka bërë të ditur se vitin që vjen, përkatësisht me 28 prill 2020, do merr pjesë edhe në shfaqjen e Operës Shtetërore të Hamburgut. Atje ajo do e luaj rolin e Marzelline-s nga opera e vetme e kompozuar nga Beethoven-Fidelio, dhe do jetë nën dirigjimin e Kent Nagano.

Edhe pse deri atëherë ka kohë, gjithsesi ajo ndihet shumë me fat për këtë mundësi.

“E stërlumtur të bëj debutimin tim në mesin e këngëtarëve me nivel botëror prej të cilëve mësoj gjithmonë aq shumë, e padyshim është privilegj dhe fat i madh të jem në skenën e mrekullueshme të operës shtetrore të Hamburgut!”, ka shkuar në statusin e saj.

Biografi e shurtër e Kajtazit

Megjithëse vetëm 26 vjeç, sopranoja Elbenita Kajtazi, e lindur në Mitrovicë, Kosovë, ka performuar tashmë në disa prej shtëpive më të rëndësishme të operës në Evropë. Më së fundmi, në mars të vitit 2018, ajo fitoi Çmimin e Audiencës dhe çmimin e tretë në  Glyndebourne Opera Cup.

Brenda vetëm katër vjetësh, Elbenita Kajtazi ka arritur të jetë një nga anëtarët më të rinj të programit të Artistëve të Rinj në Deutsche Oper Berlin.

Që nga viti 2018/19 Elbenita Kajtazi i është bashkuar Ansambelit të Operës Shtetërore të Hamburgut, për dy vjet.

Elbenita është diplomuar në Universitetin e Prishtinës dhe në vitin 2009 iu dha kontrata e saj e parë me Orkestrën Filarmonike të Kosovës, duke kënduar nëpër shumë koncerte gjatë gjithë sezonit. Ajo shfaqet shpesh së bashku me orkestrën dhe vlen të përmendet pjesëmarrja e tyre në “Mass C Major” të Beethoven në nëntor 2016.