Më i rrezikshëm se kolesterina dhe sheqeri: Ky acid shkatërron në heshtje organet

Ja se si ta rregulloni atë:

Është fjala për acidin urik, për të cilin neurologu dr. David Perlmutter thotë se është parametri më i rëndësishëm por më i fshehur i shëndetit metabolik.

Niveli i lartë i këtij acidi në gjak do t’ju shkaktojë ndjeshmëri ose dhimbje të kyçeve, por shumica nuk e dinë se ai gjithashtu do të ngadalësojë metabolizmin tuaj.

Ai është përgjegjës për dërgimin e një sinjali në trup se së shpejti do të ketë një “mungesë” të ujit dhe ushqimit, gjë që nuk është mirë nëse ndodh gjatë gjithë kohës, transmeton Telegrafi.

Ky është një mekanizëm mbijetese që trupi do të duhej ta kalonte vetëm në situata reale rrezikimi dhe jo “herë pas here”, sepse kemi shumë acid në trup që shkakton këtë reagim.

Ai ka dhënë këshillat më të rëndësishme se si të shpejtoni metabolizmin tuaj!

Kufizoni marrjen e fruktozës

Edhe frutat e përmbajnë këtë sheqer dhe prej tij organizmi prodhon acidin urik. Dr. Perlmutter thotë se duhet të jeni të kujdesshëm me ngrënien e shumë frutave të ëmbla si rrushi, mango, ananasi…

Gjithashtu, kujdes edhe nga sheqeri i rafinuar, ëmbëltuesit artificialë dhe çdo produkt që përmban nivele të larta të fruktozës.

Dijeni se sheqeri shpesh do të fshihet në etiketën e një produkti me një emër që nuk do ta kuptoni, ndaj është mirë të kufizoni marrjen e ushqimeve të rafinuara. që e përmbajnë, për të mos rrezikuar”, tha ai.

Rritni marrjen e erëzave

Problemi këtu është disi më kompleks – edhe nëse nuk merrni një miligram fruktozë, trupi do ta prodhojë atë. Prodhimi i fruktozës është gjithashtu një nga mekanizmat mbrojtës, dhe më së shpeshti ndodh kur nuk pimë ujë të mjaftueshëm ose kur marrim shumë kripë.

Trupi do të përpiqet të balancojë nivelin e lartë të natriumit duke ngarkuar metabolizmin me prodhimin e fruktozës.

“Unë përdor çdo ditë piper të zi, xhenxhefil, shafran i Indisë… Këto erëza jo vetëm që zëvendësojnë kripën, por secila prej tyre ka efektin e vet të dobishëm për shëndetin”, thotë Dr. Perlmutter.

Pini më shumë ujë

“Përgjigja” ndaj nivelit shumë të lartë të natriumit do të jetë marrja e një sasie më të madhe uji, e cila do të balancojë disi këtë situatë në organizëm.

Kripa nuk është e ndaluar për ju, por nëse e konsumoni, pini më shumë ujë dhe kjo do të përshpejtojë metabolizmin tuaj”, tha ai.

Rritni marrjen e kuercetinës

Është një bioflavonoid që “lufton” kundër enzimave në trupin tonë, ksantin oksidazës. Ksantina ndihmon në formimin e acidit urik dhe ushqimet ose suplementet e kuercetinës do ta mbajnë atë nën kontroll.

Kuercetina gjendet në mollë, domate dhe manaferra dhe duhet të merret të paktën 500 miligramë në ditë. Lexoni cilat molla janë më të shëndetshmet, dhe cilat ndikojnë në organizëm sikur të keni ngrënë një copë bukë!