Rregulla të reja të natyralizimit nga janari 2018

Ligji i shtetësisë 2018, risitë

Që nga fillimi i vitit vlejnë rregulla të reja për marrjen e shtetësisë zvicerane. Si bazament vlen ligji i ri mbi shtetësinë, i cili ka hyrë në fuqi që nga 1 janari. Në këtë ligj janë numëruar kriteret e integrimit. Kushdo që donë të bëhet zviceran, nuk mjafton vetëm njohja e mjaftueshme e njërës nga gjuhët zyrtare të vendit. Pos tjerash duhet të respektoi vlerat e kushtetutës federale.  

Sipas udhëzimit zyrtar mbi ligjin vlen edhe obligimi për shkollim. Me këtë edhe pjesëmarrja obliguese në lëndën e notit, e cila me planin mësimor 21 është i detyrushëm në të gjitha kantonet gjermano folëse.

Rishtas rregulla të ashpra natyralizimi

Në risitë e përcaktuara nga federata është edhe leja e përhershme (C) e qëndrimit si parakusht për të aplikuar për shtetësi. Disa lehtësira megjithatë janë sa i përket afateve të banimit.

Rishtas paraqet një pengesë marrja e ndihmës sociale për tu natyralizuar. Kjo mund të tejkalohet vetëm ne rast se tri vite para aplikimit për marrje shtetësie kthehet shumae ndihmës së marrë sociale.

Në të ardhmen të huajt që janë dënuar penalisht do të duhet të presin më gjatë për marrje shtetësie. Aplikimi mund të bëhet tek pasi të jetë shlyer emri i të dënuarit nga regjistri penal.

Lehtësimi natyralizimi për gjeneratën e tretë

Nga mesi e shkurtit të huajt e moshës së re të gjeneratës së tretë, familjet e të cilëve jetojnë me gjenerata në Zvicër dhe të cilët janë të integruar mirë këtu, mund të natyralizohen me procedurë të lehtësuar. Qeveria federale në mbledhjen e saj të 17 janarit 2018 ka aprovuar ndryshimin gjegjës dhe ka vendos ta fuqizoj atë me 15 shkurt 2018. Parakushte tjera janë: Njëri prindër duhet të ketë qëndruar së paku 10 vite në Zvicër, të ketë vizituar së paku 5 vite të shkollimit obligues dhe të posedojnë lejen e përhershme (C) të qëndrimit; njëri nga gjyshërit duhet të ketë pasur leje qëndrimi, apo të ketë lindur këtu. E drejta e qëndrimit duhet të dëshmohet e vërtetohet me dokumentet zyrtare.

Për më shumë shihni edhe vegën e uebfaqes së Komisionit federal për çështje migracion mbi natyralizimin e lehtësuar të gjenratës së tretë:

https://www.ekm.admin.ch/ekm/de/home/buergerrecht—citoyennete/bueg/verfahren/3g.html