FILMI ‘PRISHTINË 2002’ I REGJISORES TRËNDELINA HALILI SHPËRBLEHET NË KORÇË

35 filma nga 23 shtete të ndryshme të botës, pjesa më e madhe e të cilëve nga vendet evropiane por edhe nga SHBA, Kolumbia, Katari, Afrika e Jugut dhe Kina u shfaqen në netët e festivalit, duke filluar nga data 18-22 shtator në sallën e Kinema Majestik në Korçë.

Ndërkaq filmi „Prishtinë 2002„, i regjisores Trëndelina Halili, ka fituar çmimin e garës kombëtare si filmi më i mirë i shkurtër në ‚KO:SH Film Festival 2023′.

Këtë e ka konfirmuar Qendra Kinematografike e Kosovës përmes llogarisë zyrtare Facebook. 

KO:SH Film Fest – Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër mbajti edicionin e 10-të në Korçë ndërsa u mbështet për të gjashtin vit radhazi nga Bashkia e Korçës.///Prointegra.ch//ObserverKult