Aktualizuar më 01.09.2023
Çfarë është gripi?
Gripi «i vërtetë» (Influenca) është një sëmundje infektive e rrugëve të frymëmarrjes. Ajo shkaktohet nga viruset e gripit (viruset e influencës), të cilat qarkullojnë kryesisht gjatë të ftohtë nga dhjetori deri në mars. Tipike për gripin është, që ai në muajit e dimrit shfaqet si epidemi, që do të thotë në mënyrë të shtuar në vende dhe në kohë të caktuar (valë gripi). Gripi krahasuar me shumë sëmundje të tjera më të buta të ftohjes virale mund të ketë një ecuri më të rrezikshme për jetën.
Si manifestohet gripi?
Gripi ngatërrohet shpesh me një ftohje. Mund të ndodhëgjithashtu edhe një ngatërrim me një sëmundje me Covid-19.
Tipike për një grip janë:
− Simptomat shfaqen shpesh papritur dhe menjëherë me një gjendje ku ju nuk ndjeheni fare mirë dhe me fërgëllima;
− Temperaturë mbi 38°C;
− Kollë (në fillim e thatë);
− Dhimbje koke;
− Dhimbje muskujsh dhe gjymtyrësh;
− Lodhje, marrje mendsh;
− nganjëherë rrufë, dhimbje në fyt dhe gjatë gëlltitjes.
Është e mundur gjithashtu një ecuri më e butë gripi me vetëm pak simptoma.
Për informacione të mëtejme shihni edhe vegën apo edhe shtypni foton e bashkangjitur (brenda tekstit): https://assets.ctfassets.net/fclxf7o732gj/3nbImvWhzkpQXHmgytlevf/da8ac188fb9912769d0557259cf94813/BAG_Grippe_Merkblaetter2023_Set_ALB.pdf