Në Zarë u promovua libri i Profesorit Isak Shema:“ARBËNESHËT E ZARËS- SHQIPTARËT E ZARËS“. Me këtë rast pjesëmarrësve të këtij manifestimi me një letër përshëndetëse iu drejtua edhe poeti, Musa Jupolli, kryetar i Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë. Ja edhe përmbajtja e kësaj letre:
«Pjesëmarrës të nderuar të këtij promovimi, vëllezër arbënesh, profesori im shumë i respektuar Isak Shema, që në fillim dua të të potencoi se Arbneshët e Zarës janë melodia Shkodrës, melodia e maleve Kalmati dhe gjithë Arbërisë.
300 vjet Arbanas në Zarë e sa në atë pjesë Ilire n’ Dalmacinë e arkitekturës së Dioklecianit.
Në kujtesë ai Liqeni Shkodrës, Kalmata, ato male Kelmendi, që nuk u shlyen asnjëherë në zemrat e juaja! Kam pas fatin ta vizitoj shtëpinë e Josp Relës, ku edhe guri me foli për qëndresën e tyre.
Korça, Durrësi e Tirana e gjithë Dardania ishin dhe mbetën në zemrat tuaja.
Rela, Deshpali e Stipçeviçi
“Une jam arbnesh” e gjithë të tjerët morën me vete melodinë e maleve ku shqiponjat bënin valle dhe e krijuan këngën që mos të harrohet “gyha”,
“Zogu i mirë i verës këndon
Se na jena arbëreshë”…
…mu si arbëreshët e Kalabrisë që e morën me vete “Moren-ë”, Flamurin dhe historinë Gjergj Kastriotit.
Hymni arbnesh në Zarë si dallgore deti u këndua me shpirt arbërie, arbanasit e shpirtit tanë, Zara e historisë ka çka thotë!
“Gyha jon’ e abreshëve”, gjuha e themeleve me melodi dhe këngë që buron nga dashuria për origjinën që s’u përkulen para asnjë stuhie politike!
E si ta ndali lotin që më derdhet edhe sot n’ atë bisedë në vitin 1999 brengën që kishte për Dardaninë Stipçeviçi i Ilirikumit që m’i dha emër gjenezë sonë?
Ç’më tha Profesori im, Isak Shema.
«Pena dhe letrat janë si shpirti dhe drita».
Isak Shema, Profesori që më përcolli me aq dashuri n› udhëtimet e mia për letrat e bukura shqipe.
Nuk harrohet mundi i juaj, Profesor Isak Shema, përfundon letrën e tij Musa Jupolli.