Koronavirusi: Të drejtat e juaja si punëmarrës/e

Në vijim të këtij informacioni të rëndësishëm për punëtoret dhe punëtoret në Zvicër do të gjeni dhe të lexoni edhe vegët me informacione të shumta të dobishme e të rëndësishme që ndërlidhen me gjendjen e situatën epidemike rreth Koronavisrusit si në Zvicër ashtu edhe në vendet amë.

Të drejtat e punëmarrësve vlejnë edhe gjatë një krize mjekësore, siç është kjo që jemi duke përjetësuar aktualisht. Në vijim disa përgjigje në pyetjet më të shpeshta. Për më shumë detaje: https://www.unia.ch/de/arbeitswelt/von-a-z/coronavirus/shqip Gewerkschaft Unia Aktivistët Unia

Gepostet von Hilmi Gashi am Donnerstag, 19. März 2020

Të drejtat e punëmarrësve vlejnë edhe gjatë një krize mjekësore, siç është kjo që jemi duke përjetësuar aktualisht. Në vijim disa nga pyetjet dhe përgjigjet më të shpeshta. Listën e plotë si dhe informacione tjera mund ti gjeni në www.unia.ch/coronavirus.

1. Çfarë obligimesh ka punëdhënësi im, për të mbrojtur shëndetin e punëmarrësit?
Punëdhënësi duhet të kujdeset për shëndetin dhe sigurinë e punëmarrësve të tij si dhe të ndjek e zbatojë udhëzimet e autoriteteve shëndetësore.

2. Unë në rast se jam i sëmurë, apo kam simptoma dhe më duhet të qëndrojë në shtëpi. A do të marrë edhe më tej pagën?
Nëse jeni i sëmurë, duhet të qëndroni në shtëpi. Ju keni të drejtë në përfitim të mëtejmë të pagës në rast sëmundjeje (Neni 324a OR/CO). Si gjithmonë juve ju nevojitet një vërtetim mjekësor. Ju duhet përmes telefonit të caktoni një termin tek mjeku.

3. Ndërmarrja ime është mbyllur shkaku i Koronavisrusit. A do e marrë pagën?
Nëse ndërmarrja juaj ka vendosur krye në veti të mbyll dyert e saj, atëherë punëdhënësi është i detyruar tua paguajë më tej pagën. Nëse një ndërmarrje duhet të mbyllet shkaku i një vendimi zyrtar, ekziston e drejta punëmarrësit për vazhdimin e marrjes së pagës. Pasi punëdhënësi bartë rrezikun ekonomik të ndërmarrjes. Punëdhënësi mund të kërkojë kompensim në punë me kohë të shkurtër nga fondi i papunësisë sipas zgjedhjes së tij.

4. Shkolla/parashkollorja është mbyllur dhe mua më duhet të qëndroi në shtëpi shkaku i fëmijëve. Si janë të drejtat e mija në punë dhe deh a do të vazhdojë të marrë pagën?
Pasi keni detyrimin e përkujdesjes karshi fëmijëve tuaj, punëdhënësi duhet tua paguajë të ardhurat për aq kohë, sa ju të keni gjetur një zgjidhje për kujdesin e fëmijëve. Unia kërkon nga autoritetet të lejojë mjetet, që sigurohet pagimi i mëtejshëm i pagës.

5. Unë jam i punësuar me pagë në orë ose me punë të përkohshme dhe detyrat e mia janë anuluar për shkak të virusit. Çfarë të drejtash kam?
Pavarësisht nëse jeni i punësuar me pagë në orë ose në muaj, të drejtat tuaja mbeten të njëjta. Nëse jeni një punonjës i temporal dhe ndërmarrja për të cilën ju punoni ju dërgon në shtëpi për shkak të virusit, zbatohet kontrata e punës. Atëherë, agjencia që ju ka punësuar, duhet t’ua paguajë të ardhurat.

Nuk është në rregull që për këtë krizë punëtorët të paguajnë me shëndetin, pagat apo punën e tyre! Që kjo të mos ndodhë, ne duhet të qëndrojmë të bashkuar!

Informacionet e ndryshme në lidhje me Koronavirusin në gjuhën shqipe

 

  • Një shkrim shkencor i veprimtarit dhe imunologut të mirënjohur Dr. Xhevat Hasanit mbi Koronavirusin, të përpiluar enkas për shoqatën PARANDALO, i cili njëherazi është edhe anëtar kryesie i shoqatës në fjalë

 

  • Në vijim një videomesazh mbi Koronavirusin dhe botën e punës në Zvicë nga Hilmi Gashi, derejtues i grupeve të interesit në sindikaën Unia 
 
  • Informacionet zyrtare të Entit Federal të Shëndetësisë në Zvicër në gjermanisht, frëngjisht dhe italisht: Më shumë informacione mbi të drejtat dhe obligimet në gjuhët zyrtare të Zvicrës mund ti lexoni në ueb faqen e Entit Federal të Shëndetësisë
  • Informacionet në gjuhën shqipe të Entit Federal për Shëndetësi Po nga Enti Federal për Shëndetësi informacionet mbi Koronavirusinmund ti lexoni edhe në shqip
  • Informacione të vazhdueshme në lidhej me botën e punës – të drejtat dhe obligimet e punëmarrësit dhe punëdhënësit – që ndërlidhen me gjendjen epidemike dhe Koronavisrusinmund ti lexoni në ueb faqen e sindikatës Unia 
  • Informacioni nga Enti Federal për Shëndetësi mbi Koronavisrusin i botuar në portalin prointegra.ch në gjuhën shqipe
  • Informacione nga Agjencia Telegrafike Shqiptare mbi situatën rreth Koronavisrusin në Shqipëri