Shkrimtarët nga mërgata kujtojnë veprën e Martin Camajt

Në Kuvendi i Dytë të Lidhjes se Krijuesve të Mërgatës, mbajtur në Koblenz të Gjermanisë, pos kumtesave dhe ndarjes së Çmimit “Martin Camaj”, që iu nda poetit Mentor Thaqi, u bë edhe rezymeja e punës dy vjeçare, ndërsa për kryetar u rizgjodh Hasan Qyqalla

Teksti dhe fotot: Rexhep Rifati

Në mërgatën tonë të madhe në Perëndim jeton dhe vepron një numër relativisht i mirë autorësh, ndër ta edhe penda të shquara. Për të organizua e fuqizua këtë potencial krijuesish është themelua Lidhja e Krijuesve të Mërgatës (LKSHM), që krahas veprimtarisë që organizon në diasporë, gjatë verës është mjaft aktive edhe në vendet e prejardhjes, qoftë me lexime apo botime letrare

Në kuadër të organizimit e konsolidimit të mëtejshëm ky asociacion shkrimtarësh mbajti edhe kuvendin e tij të dytë e dytë, më 21-22 Nëntor 2015, në Hotelin Mosel dhe Inter Continental në Koblenz të Gjermanisë.

Ky tubimi i dytë i radhës të krijuesve tanë në shtetet perëndimore, që u shoqërua edhe me një akademi kushtuar jetës dhe veprës së Profesor, Martin Camajt, ku pos krijuesve pati edhe përfaqësues konsullor të Republikës së Kosovës në Gjermani, Fasli Berisha e Fatmire Musliu. Në cilësinë e mysafirëve ishte edhe Donika Gërvalla, kryetare e degës së LDK-së në Gjermani, por siç u tha ajo ishte në cilësinë e një mike të përhershme të shkrimtarëve. Nga Kosova, në cilësinë e referuesve ishin ftuar, Prof. dr Isak Shema dhe Mr. Sc. Migena Arllati.

Unifikimi rreth preambulës së magjisë të artit

Në hapje të këtij kuvendi një fjalë rasti e mbajti kryetari i Lidhjes së Krijuesve të Mërgatës (LKSHM Hasan Qyqalla. Ai përmes një raporti i bëri një rezyme punës dyvjeçari të këtij organizimi shkrimtarësh në mërgatë, duke nënvizuar se raporti përbën periudhën prej dy vitesh nga Kuvendi Themelues në Koblenz të Gjermanisë, për të vazhduar “ se secili prej nesh veç e veç ka meritën për sukseset tona të përbashkëta në saje të afrimit e unifikimit tonë rreth preambulës së magjisë të artit”. Po sipas kryetarit Qyqalla: “ka pasur edhe shumë sfida organizative karshi shtrirjes gjeografike, porse sfidat më të theksuara ende mbesin mbështetjet institucionale e materiale. Shpresojmë, gradualisht do gjejmë shtigje dhe të intensifikojmë bashkëpunimin tonë institucional dhe me afaristët, që do të na lehtësonte punën, përkatësisht realizimin e synimeve tona projektuese edhe në kohë”.

Fjalë rasti e kumtesa për profesor Camajn

Në kuadër të këtij aktiviteti dy ditor letrar u mbajt një akademi kushtuar profesor Martin Camajt, meqë rast u paraqitën disa kumtesa. Një fjalë hyrëse për jetën dhe veprën e Profesor Martin Camajt e paraqiti poeti, Musa Jupolli, që jeton dhe vepron në Paris. Më pastaj u lexua një kumtes e Hans Joachim Lanksch, me titull :”Gjuha dhe struktura poetike e M. Camaj”. ( autorit mungoi për shkaqe shëndetësore nuk mori pjesë por kishte dërgua një telegram përshëndetës)

Profesor doktor Isak Shema mbajti kumtesën: Stilistika dhe figuracioni në krijimtarinë e M. Camajt, kurse Mr. Sc. Migena Arllati: Martin Camaj dhe simbolika e traditës. Ndërkaq poeti, Martin Çuni: Nga kujtimet e mia për Prof. Camaj. Pati edhe lexime poezish nga krijimtaria e Prof. Camajt.

“Ora e madhe letrare” e pasuar me shpërblime

Në kuadër të aktivitetit dy ditor të këtij kuvendi, ditën e parë ishte edhe “Ora e madhe letrare”. Pas leximit të punimeve, kryesisht në vargje, juria e përbërë nga Fetah Bahtiri, Migena Arllati dhe Fran Tanushi, ndau katër shpërblime për poetët : Mentor Thaqi,( Gjithashtu i u dha edhe Çmimi ”Pena e artë”-M. Camaj), Pranvera Drita Gjoni, Milazim Kajtazi dhe Anton Marku. U bë edhe promovimi i vëllimit poetik nga FranTanushi ”Shkarpa”, për të cilën referoi poeti Sadik Krasniqi dhe i librit të autorit Hazir Mehmeti “Udhëtim S”, me referues Anton Markun

Krahas sukseseve, përballje sfidash

Në ditën e dytë të kuvendit, Kryetari i Lidhjes, Hasan Qyqalla, si dhe kryetarët e shoqatave që veprojnë në shtetet perëndimore folën për punën dhe vështirësi me të cilat përballën. Pos që u përmenden disa nga aktivitet e realizuara u fole edhe për sfidat me të cilat përballen krijuesit dhe shoqatat në mërgatë. Ndër preokupimet u përmend edhe mbështetje a e pamjaftueshme nga ministritë përkatëse. Por pati edhe mjaft tone kritike sa i përket formës së organizimit ngase sipas poetit Musa Jupolli edhe më tej ne po tubohemi sa për ti lexuar vetës (!), ndaj edhe duhet ndërruar këtë kurs veprimi.
Kryetari i deritashëm Hasan Qyqalla, u rizgjodh unanimisht edhe për një mandat dyvjeçar, ndërsa për sekretar Fran Tanushi dhe sekretar administrativ, Mentor Thaqi. Ngjarja u përshkua edhe me ndarjen e mirënjohjeve, por edhe me një atmosferë tejet të këndshme miqësore nga ana e pjesëmarrëseve të cilët gjatë darkës i shoqëroi edhe një grip solid muzikor në Hotel “Inter Continental”, pronë e afaristit shqiptar nga Sami Hyseni me prejardhje nga Mitrovica. Me këtë rast disa nga autorëve nga mërgata e Kosova, si dhe afaristëve që kanë kontribuar me ndihma humanitare për vendlindjen, siç është rasti me vëllezërit Viça ua dhurova librin tim, për shqiptarët në Zvicër.