Departamenti Federal i Punëve të Brendshme EDI
Zyra Federale e Shëndetit Publik BAG
Fleta e fakteve
Informacione të rëndësishme rreth Koronavirusit të ri dhe rreth fushatës «Kështu mbrohemi ne».
Çfarë mund të bëni?
Pyetjet dhe përgjigjet më të shpeshta për Koronavirusin e ri
Ngjitja dhe rreziqet
Përse janë kaq të rëndësishme këto rregulla për higjienën dhe sjelljen?
Bëhet fjalë për një virus të ri ndaj të cilit njeriu nuk ka ende asnjë mbrojtje imunitare. Prandaj mund të ketë shumë infektime dhe sëmundje. Përhapja e Koronavirusit të ri mundësisht duhet të ngadalësohet.
Personat e veçantë, të cilët kanë një rrezik të lartë për t’u sëmurur rëndë, duhet të mbrohen. Këta janë personat që janë mbi 65 vjeç dhe personat me një sëmundje të mëparshme (hipertension, diabet, sëmundje të sistemit kardiovaskular, sëmundje kronike të rrugëve të frymëmarrje, sëmundje dhe terapi që dobësojnë sistemin imunitar, kancer).
Nëse i respektojmë të gjitha rregullat, atëherë ne rritim mbrojtjen për këta persona. Në këtë mënyrë ne kontribuojmë gjithashtu që personat me sëmundje të rënda në institucionet shëndetësore të vazhdojnë të trajtohen mirë. Kjo për arsye se dhomat e trajtimit dhe aparaturat e ventilimit në pavijonet e kujdesit intensiv janë të kufizuara.
Kush është më i rrezikuar?
Për shumicën e njerëzve një sëmundje me Koronavirusin e ri kalon në mënyrë të parrezikshme. Një rrezik më të lartë për t’u sëmurur rëndë kanë personat mbi 65 vjeç dhe me një nga këto sëmundje të mëparshme.
- Hipertension
- Diabet
- Sëmundje të sistemit kardiovaskular
- Sëmundje kronike të rrugëve të frymëmarrjes
- Sëmundje dhe terapi që dobësojnë sistemin imunitar
- Kancer
A mund të infektohesh në Zvicër me Koronavirusin e ri?
Po, në Zvicër rritet rreziku për t’u infektuar me Koronavirusin e ri.
Si transmetohet Koronavirusi i ri?
Koronavirusi i ri transmetohet kryesisht gjatë kontaktit të afërt dhe të gjatë: nëse qëndrohet me një person të sëmurë për më shumë se 15 minuta në distancë më pak se 2 metra. Transmetimi bëhet nëpërmjet spërklave: nëse personi i sëmurë teshtin ose kollitet, atëherë virusi mund të arrijë direkt në mukozat e hundës, gojës ose syve të personave të tjerë. Nëpërmjet duarve: spërklat ngjitëse nga kollitja ose teshtima mund të gjenden në duar. Ato arrijnë në gojë, hundë ose sy, nëse personi i prek ato.
Simptoma, diagnoza dhe trajtimi
Cilat simptoma shfaqen në rastin e një sëmundje me Koronavirusin e ri?
Më të shpeshta janë temperatura, kolla dhe vështirësia në frymëmarrje. Ashpërsia e këtyre simptomave mund të jetë e ndryshme. Gjithashtu e mundur janë ndërlikimet, për shembull një pneumoni. Disa të sëmurë kanë edhe probleme me tretjen ose sytë (konjuktiviti).
Kam temperaturë dhe kollë, çfarë duhet të bëj?
Nëse keni simptoma të sëmundjes duhet të qëndroni në shtëpi, në mënyrë që të mos infektoni askënd tjetër.
Me simptoma të sëmundjes nënkuptohen:
- Temperaturë/ethe (temperatura e trupit është mbi 38°C e shoqëruar nga ndjesia e lodhjes, ndonjëherë me dhimbje muskujsh)
- Kolla është e thatë, mund të shoqërohet me dhimbje fyti
Nëse këto simptoma janë të lehta, atëherë mund të kujdeseni vetë. Nëse dilni sërish nga shtëpia vetëm pasi të kenë kaluar 24 orë nga kalimi i simptomave tuaja, atëherë kështu parandaloni që të infektoni persona të tjerë. Për këtë mbani parasysh rregullat e higjienës dhe të sjelljes (shihni faqen e parë “Çfarë mund të bëni?”).
Nëse keni një rrezik të lartë për t’u sëmurur rëndë ose nëse simptomat përkeqësohen: telefononi mjeken ose mjekun tuaj. Ajo ose ai vendos, nëse duhet kryer një sqarim mjekësor ose nëse mjafton të qëndroni në shtëpi dhe të kujdeseni për veten.
Si trajtohet një sëmundje me Koronavirusin e ri?
Deri tani nuk ka pasur asnjë trajtim për të sëmurët me Koronavirus. Trajtimi kufizohet në zbutjen e simptomave. Për mbrojtjen e personave të tjerë të sëmurët izolohen.
Në rastin e një sëmundjeje të rëndë zakonisht është i nevojshëm një trajtim në reanimacion. Ndoshta është e nevojshme një frymëmarrje artificiale.
Marrja e masave për mbrojtjen
Çfarë është e rëndësishme gjatë udhëtimeve?
Pothuajse në të gjitha krahinat e botës ekziston rreziku i një infektimi me Koronavirusin e ri. Por OBSH deri tani nuk ka folur për asnjë kufizim të udhëtimeve. Në shumë aeroporte janë marrë masa të rrepta për mbikëqyrjen e pasagjerëve.
Respektoni këshillat për higjienën dhe sjelljen edhe në udhëtimet tuaja. Nga kjo mund të mbroheni nga një infektim me Koronavirus.
Jeni më shumë se 65 vjeç ose keni një sëmundje të mëparshme (hipertension, sëmundje kronike të rrugëve të frymëmarrjes, diabet, sëmundje të sistemit kardiovaskular, sëmundje dhe terapi që dobësojnë sistemin imunitar, kancer)? Mbani parasysh rekomandimet tona veçanërisht për personat e rrezikuar.
Në disa vende ka krahina që janë vendosur në karantinë. Hyrja dhe dalja atje – nëse ndodh të shkoni
– është e mundur vetëm me një leje të veçantë. Ne nuk mund ta vlerësojmë se për sa kohë janë të vlefshme këto kufizime dhe rregulla.
Në aeroportet ndërkombëtare udhëtarët duhet të llogarisin masat e rrepta të mbikëqyrjes.
Linja e informimit për personat që udhëtojnë për në Zvicër:
Keni simptoma (vështirësi në frymëmarrje, kollë, temperaturë), doni të udhëtoni për në Zvicër dhe keni pyetje mjekësore?
Telefononi në +41 (0)58 464 44 88
Informacione për pyetjet mjekësore për udhëtimin tuaj:
Njoftoni përpara një udhëtimi tek ambasada ose konsullata e vendit të destinacionit për marrjen e masave të vlefshme aktuale
(faqja e internetit EDA > Përfaqësitë e huaja në Zvicër).
Çfarë është Koronavirusi i ri?
Çfarë është SARS-CoV-2 dhe çfarë është COVID-19?
Koronavirusi i ri u zbulua në fund të vitit 2019 në Kinë për shkak të një grumbulli të jashtëzakonshëm të pneumonive në qytetin qendror kinez Vuhan. Virusi mori emrin SARS-CoV-2 dhe bën pjesë në të njëjtën familje si virusi patogjen i «Middle-East Respiratory Syndrome» MERS dhe «Sindroma e rëndë respiratore akute» SARS.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) nëpërmjet sëmundjes së shkaktuar i ka dhënë një emër zyrtar Koronavirusit të ri më 11 shkurt 2020: COVID-19, shkurt për «coronavirus disease 2019» ose në shqip Sëmundja e Koronavirusit 2019.
Informacionet e disponueshme të tanishme nxjerrin përfundimin që kafshët e kanë transmetuar virusin te njerëzit dhe tani përhapet nga njeriu te njeriu. Prejardhja lokale është ndoshta një treg peshku dhe i gjësë së gjallë në qytetin Vuhan, të cilin autoritetet kineze e kanë mbyllur ndërkohë.
Informacione të tjera: