Fjalët e Mayor Eric Adams për komunitetin shqiptar në New York

Gjatë ditës së djeshme u bë përurimi i rrugës Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Në këtë ngjarje pos festës dhe muzikës nuk munguan as fjalimet. Mayor Eric Adams në fjalimin e tij para gjithë të pranishmëve që dolën të festonin ka thënë:

Kur flas për njujorkezët e mirë, e kam fjalën për komunitetin e shqiptarëve. Ju përfaqësoni njujorkezët e mirë, punëtorë, të palodhur, të përkushtuar dhe të devotshëm’.

Më tutje në rrjetin e tij në Twitter ai publikoi një status ku shprehet se Amerika është shtëpia e komunitetit të madh shqiptarë, komunitet ky që me punën e tyre e mban qytetin me shumë energji. Ai shprehet se kishte nderin të jetë pjesë e festës së shqiptarëve në përurimin e rrugës së heroit Gjergj Kastrioti- Skënderbeu.