Pyetje dhe përgjigje nga bota e punës në Zvicër

Dëme në automjet: A duhet të paguajmë ne?

Për të drekuar unë bashkë me një koleg pune morëm automjetin e Firmës për të shkuar deri në restorant. Pas ngrënies e pamë që pjesa mbrojtëse përmbrapa ishte e shtypur, mbyllësi i gepekut ishte i dëmtuar dhe si dritat ishin të prishura. Nuk e kishte vërejture askush, se kush ka shkaktuar dëmet. A duhet ne në ketë rast të paguajmë diçka, pasi ne karshi sigurimit nuk dinim se kush ishte shkaktari i dëmit?  

Jo. Dhe atë për dy arsye. Nga këndvështrimi i të drejtës së punës, punëmarrësit janë përgjegjës vetëm për dëmet, të cilat i kanë shatuar me qëllim apo nga pakujdesi. Kjo me ketë rast nuk qëndron. Sipas të drejtës së sigurimit vlen fakti se Firma duhet të lidh një sigurim për automjetet e saja. Pos kësaj ekziston edhe Fondi Garantues Zviceran (NGF). Ky mbulon përgjegjësitë për dëmet e shkaktuara nga të paidentifikuarit dhe për automjetet, rimorkiot e biçikletat e pasiguruara e të dëmtuara në Zvicër apo Liechtenstein, në rastet kur ekziston obligimi për ti siguruar ato. Ky formulim i komplikuar domethënë që Fondi Nacional i Garantimit i Zvicrës merr përsipër dëmet, kur shkaktari i aksidentit është i panjohur, apo kur ligji për një automjet parasheh sigurimin e detyrueshëm, e i cili është anashkaluar dhe pastaj ndodh aksidenti. Në rend të parë e gjithë procedura zhvillohet përmes sigurimit të punëdhënësit. Pastaj sigurimi i tij mund të kërkojë kompensimin nga Fondi Garantues.

 

Philip Thomas, work, 6.11.2014

 

Aksident: Nga kur kam të drejtë në pagë?

Gjatë punës më ka ra një kuti e rëndë në këmbë. Mjeku im për këtë arsye më lëshoj një vërtetim me shkrim për një javë 100% i paaftë për punë. Fatmirësisht ishte vetëm një lëndim i vogël, dhe pastaj unë pa pasoja e kufizime tjera munda të vazhdoja punën time. Pasi kontrollova rrogën time pash se unë nuk isha paguar për dy ditët e para të paaftësisë sime për punë. A nuk është ashtu, se unë, që nga dita e parë kam të drejtë në 80% të pagës sime?    

Po, ju keni të drejtë. Mirëpo, tani vlen ajo që sigurimi aksidental duhet të paguan parat ditore tek nga dita e tretë pas aksidentit (shih. Nenin 16. Pikën 2 të UVG). Kështu juve ju krijohet një periudhë pritjeje prej dy ditësh. Këto sipas të drejtës obliguese duhet ti mbuloi punëdhënësi juaj (krahaso Nenin 324 b, Pikën 3 të OR). Firma juaj pra duhet ti merr vet përsipër këto dy ditë. Nga dita e tretë e pastaj paguan sigurimi aksidental. Me rastin e një paaftësie të plotë pune, sikur në rastin tuaj, merrni parat ditore në lartësinë 80% të të ardhurave tuaja të siguruara (tani për tani maksimalisht 276 franga në ditë). Edhe Firma juaj duhet të ju paguaj ju për dy ditët e para 80% të pagës. Sipas rregullit sigurimi aksidental parat ia paguan punëdhënësit. Këtë shumë pastaj ai ua dërgon juve më tej.

Thomas Baumgartner: work, 23.10.2014

Marrë nga shtojca sindikaliste HORIZONTE,

Osman Osmani, sekretar sindikal për mirgancion në Unia