9 persona humbin punën si pasojë e grevës së sindikatës së punëtorëve në aeroportin “Adem Jashaari” në Kosovë

Sot për gjashtë orë rresht punëtorët e aeroportit ndërkombëtarë të Kosovës “Adem Jashari, kanë protestuar duke kërkuar më shumë të drejta. Greva e sindikatës ka ardhur pasiqë ata janë neglizhuar nga menaxhmenti dhe nuk janë ftuar asnjëherë në takim për të diskutuar për kushtet në të cilat punojnë ata.

Sindikata nëpërmjët njoftimit të saj për grevën ka thënë se:

Punetoret jane te vendosur ne kerkesat e tyre per cka edhe kane vendosur permes delegateve te tyre te shkojne ne greve, siq kemi paralajmeruar ne protesten paqesore te mbajtur javen e kaluar me daten 08.08.2019 se me daten 19.08.2019 do te kemi greve nje oreshe duke filluar prej ores 08.00h deri ne oren 09.00h sipas kohes lokale dhe me date 20.08.2019 greve dy oreshe duke filluar prej ores 08.00h deri ne oren 10.00h si dhe me daten 21 do mbajme greve gjitheditore.

Ne greve do te marrin pjese te gjithe punetoret e sherbimeve qe nuk jane te rendesise jetike dhe ftojme menagjmentin qe te koordinohet me sindikate per te caktuar minimumin e sherbimeve ne menyre qe te garantohet siguria dhe te evitohet cfardo rrezikimi i jetes dhe sigurise.Greva do nderpritet nese vije deri te ndonje rasti emergjence e paparashikuar.

Poashtu ftojme menagjmentin qe te hape dyert per dialog me sindikaten ne menyre qe greva te ndalohet”, është thënë tutje. 

Ndërkohë që greva e cila u mbajtë sot, i ka kushtuar 9 punëtorëve me largim nga vendi i tyre i punës.

Greva pritet të mbahet edhe në ditët në vijim, ndërsa përfaqësues të aeroportit kanë thënë se pavarësisht gjendjes së krijuar, nuk ka pasur vvonesa për udhëtarët dhe se atyre i janë ofruar të gjitha shërbimet e nnevojshme dhe të kërkuara.