Do t’ju dalë njësoj si e pastiçerisë, kjo është receta e trileçes

“Pastel de tres leches” është emri origjinal i trileçes, marrë emrin nga 3 llojet e qumështit që përdoren për t’u krijuar kjo ëmbëlsirë kaq e shijshme. Ende ka shumë vende që janë në konflikt se kush e shpiku i pari trileçen.

Kjo ëmbëlsirë shijohet kudo nëpër botë, prandaj vëmendje, është më e lehtë nga sa ju e kishit menduar…

Përbërësit për pandispanjën :

250 gr miell,
400 gr sheqer pluhur,
6 vezë,
5 gr vanilje,
125 ml qumësht lope,
1 lugë kafeje gjalpë,
Pluhur pjekës.

Përbërësit për kremin me qumësht:

350 gr qumësht pluhur,
240 ml qumësht i kondensuar,
240 ml pana për ëmbëlsira,
rum (me dëshirë ose jo).

Përgatitja:

Fillimisht përgatisim kekun. Ngrohim furrën në 180 gradë për 10 minuta. Lyejmë tavën më pak gjalpë dhe miell. Tava duhet të jetë e rrumbullakët me një diametër 23×33 cm. Në një tas rrahim të bardhat e vezëve derisa të formohet një krem i butë.

Shtojmë sheqerin gradualisht dhe vazhdojmë rrahjen derisa formohet një masë kompakte. Shtojmë një të verdhë veze që të formohet një krem i butë. Të njëjtën gjë bëjmë me të verdhat e tjera. Shtojmë dalëngadalë miellin, qumështin dhe pluhurin pjekës. Fillojmë i rrahim me shpejtësi që përbërja të mos humbasë volumin. E vendosim në furrë të piqet për 25 minuta. Krem karamelin mund ta blini të gatshëm që t’ia hidhni sipër trileçes suaj.