Zgjedhjet parlamentare në BE: Evropës i nevojitet një parlament më social

131

Mes datës 23 dhe 26 maj qytetarët/et e BE-së do të zgjedhin Parlamentin e BE-së. Përse kjo është me rëndësi edhe për një vend si Zvicra, që nuk është në BE. Edhe shtetasit/et e BE-së, që jetojnë këtu, mund të marrin pjesë në to. Si duhet të veprojnë?    

Përse janë më rëndësi votimi?

Parlamenti i BE-së luan një rol vendimtar sa i përket ligjeve në BE. Praktikisht për të gjitha Rregulloret nevojitet aprovimi i Parlamentit. Nëse një propozim ligji refuzohet  nga parlamenti i BE-së, atëherë ai nuk do hyjë në fuqi. Pos kësaj deputetët e parlamentit të BE-së vendosin mbi financat dhe mbi përbërjen e qeverisë (komisionit) së BE-së. Se në cilin drejtim do të shkojë BE në 5 vitet e ardhshme, gjithashtu do të vendoset në kutitë e votimit për Parlamentin e BE-së.

Si është e prekur Zvicra?

Përmes marrëveshjeve të ndryshme bilaterale, Zvicra është e obliguar që të merre përsipër bile edhe legjislacionin e BE-së. Andaj nuk është me rëndësi vetëm për të gjithë shtetasit/et e BE-së, por edhe për zviceranët/et shumë me rëndësi, se kush do të jetë përgjegjës për ligje e BE-së në 5 vitet e ardhshme.

Zhvillime shqetësuese

Zhvillimet aktuale politike, mjerisht japin shkas për shqetësim. Gjithandej nëpër BE janë në rritje forcat radikale. Ato konsiderojnë të arriturat sociale, siç janë sigurimet shoqërore dhe të drejtat në punë si një kërcenim. Ato nxisin frikë nga migrantët/et dhe angazhohen për politika nacionaliste e egoiste. Ato konsiderojnë, fjala bie barazinë e grave si sulm ndaj ”vlerave tradicionale”. Andaj është me rëndësi, të votojmë për ata/o që angazhohen me efektivitet edhe për të drejtat e pakicave dhe të atyre që janë më të dobët si dhe që luftojnë për të drejta të punëmarrësve dhe për një Evropë sociale.

Të votohet për një Evropë më sociale

Votimet mbahen nga 23 – 26 maj (secili shtet përcakton vet datën e saktë të votimit). Qytetarët/et e BE-së, edhe nëse banojnë në Zvicër, kanë mundësinë që voton e tyre ta japin për një Evropë më sociale. Së pari ata/o që kanë të drejtë vote, fillimisht duhet të sigurohen se janë të regjistruar. Secili vend ndjek procedurat e veta. Se si kjo funksionon ne secilin vend të veçantë të BE-së mund të mësoni në vegën vijuese:

Vlen edhe për bashkëkombësit/et shqiptarë/e që posedojnë edhe shtetësinë e ndonjërit nga vendet e BE!

Për më shumë informata se si janë proceduarat e votimit nga Zvicra dhe varësisht nga vendi i BE-së, mund të informoheni në vegëzat e mëposhtme në gjuhën gjermane, frenge deh italiane:

DE https://eeas.europa.eu/delegations/switzerland/57537/die-europawahl-betrifft-fast-ein-viertel-der-schweizer-bevölkerung_de

FR https://eeas.europa.eu/delegations/switzerland/57540/node/57540_fr
IT  https://eeas.europa.eu/delegations/switzerland/57541/node/57541_it

Marek Wieruszewski (huazuar nga shtojca e gazetës së sindikatës Unia Horizonte Nr. 1/ 2019 në gjuhën shqipe dhe përshtatur nga O. Osmani)