Zgjedhjet në BE: Për një Evropë më të drejtë dhe më sociale!

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian mbahen nga 23 – 26 maj 2019. Shtetasit/et e BE-së kanë rastin dhe mundësin, të zgjedhin forcat, të cilat angazhohen për një Evropë më sociale, për të drejta të punëmarrësve dhe për më shumë demokraci. Në vijim mund të gjeni disa informata të dobishme.

Çka është Parlamenti i BE-së?

Parlamenti i BE-së në gjithë botën është i vetmi parlament trans-nacional dhe përfaqëson interesat e 500’000’000 shtetasve/eve të BE-së. Është institucioni i vetëm in BE-së, anëtarët e të cilit zgjidhen drejtpërsëdrejti nga populli. Parlamenti ka funksione të rëndësishme. Ai zgjedh kryetarin dhe anëtarët e Komisionit Evropian, vendos për ligjet dhe buxhetin e BE-së. Sa më shumë forca sociale të jenë të përfaqësuara në Parlament, po aq është orientimi social i BE-së. Kjo ka ndikim në jetën e të gjithë shtetasve/eve, mirëpo edhe fjala bie të zviceranëve/eve (shih Nr. 1/2019 të Horizonte).

Si është përbërja e Parlamentit të BE-së?

Deputetët e BE-së organizohen në fraksionet (grupet parlamentare) politike me programe dhe identitete të përafërta politike. Secili grup parlamentar duhet të ketë së paku 25 deputetë dhe duhet të përfaqësoi ¼ e shteteve anëtare. Partitë nacionale sipas rregullit i bashkëngjiten grupit gjegjës parlamentar dhe shpesh zhvillojnë fushata të përbashkëta politike. Aktualisht në Parlamentin e BE-së janë 8 (grupe parlamentare) fraksione. (shih edhe grafikën e bashkëngjitur)

Grupet parlamentare në Parlamentin Evropian

Gati dy milionë njerëz në Zvicër posedojnë një pasaportë të BE-së, dhe– nëse kanë drejtë vote në vendin e tyre – gëzojnë edhe të drejtën për pjesëmarrje në zgjedhjet e BE-së. Ne u rekomandojmë atyre që në këto zgjedhje me votën e tyre të fuqizojnë forcat sociale dhe demokratike. Parlamenti i ri i BE-së do të duhej të pësonte një kthesë dhe të bëhej më social. Për tu arritur kjo, duhet mposhtur forcat radikale nacionaliste, të cilat politikën e tyre e bazojnë në ankth.

Edhe shqiptarët/et shtetas/e të vendeve të BE-së kanë mundësinë që përmes votës së tyre të kontribojnë për një Evropë më të drejtë dhe më sociale!

Përgaditi për Horizonte Nr.2/2019 Marília Mendes (shqipëroi dhe përshtati O. Osmani)