Në Zvicrër, tubim masiv në përkrahje të Shoqatës bamirëse  “Jetimat e Ballkanit”

Në sallën e sporteve në Dietikon të kantonit të Cyrihut në Zvicër, sot pas dite u mbajt një tubim humanitar në prani të rreth dy mijë mërgimtarëve nga të gjitha trojet etnike, e në prani të humanistit Halil Kastrati, drejtues i kësaj shoqate, me qëllim të grumbullimit të mjeteve për të ndihmuar Shoqatën bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, në realizimin e projekteve humanitare

Teksti e fotot: Rexhep Rifati

Kah mot në këtë kanton nuk ka pas një tubim të tillë me karakter bamirëses – humanitar siç ishte ky e i sotmi në Dietikon. Vet pranie e humanistit të njohur Halil Kastrati, që tashmë ka bërë emër për bamirësi, por edhe e ekipit përcjellës në mbarvajtjen e këtij tubimi masiv, siç ishin: Dr. Musa Musai, Halil Abdulli, Gold Ag , Nusret Krasniqi, Rrahim Struja dhe në cilësinë e organizatorit Sadik Tola i cili është edhe përfaqësues legjitim i shoqatës për Zvicër, bëri që të ketë vërtetë një pjesëmarrje masive, por edhe një gatishmëri e solodaritet të paparë gatishmëri që aty për aty të mblidhet një shumë e konsiderueshëm mjetesh për realizimin e projekteve humanitare që ka objektiv Shoqata “Jetimat e Ballkanit” me seli në Prizren. Të pranishmit i përshëndeti edhe konsullja e Republikës së Kosovës në Cyrih, zonja Shukrije Ramadani e cila vlerësoi lartë punën e kësaj shoqate për të ndihmuar qoftë fëmijët jetim , skamnorët apo edhe kategoritë e rënda sociale.
Tubimi u përshkua me ligjërata, që ndërlidhen me bamirësinë, pastaj edhe me pika muzikore por edhe me ilahi e humor.
Tubimi u transmetua drejtpërdrejti edhe në rrjetin televiziv TV Pendimi, me moderator Labin.