Votoni kolegun minator Elton Debreshin si përfaqësues në Parlamentin e Shqipërisë!

Në një shkresë dërguar portalit tonë prointegra.ch, sindikalistët shqiptarë të Unia Cyrih-Shafhuazen shprehin solidaritein dhe mbështetjen e plotë për kolegun e tyre sindikalist, minatorin Elton Debreshi, i cili garon si kandidat i pavarur për dëputet në parlamentin shqiptar me 25 prill 2021.

Në vijim po japim të plotë shkresën e tyre solidarizuese e mbështetëse:

Ne, aktivistët shqiptarë që veprojmë në kuadër të sindikatës Unia të Zvicrës, bashkë edhe me kolege dhe kolegë tjerë sindikalistë vendas dhe migrantë, mbështesim fuqishëm kandidaturën e pavarur të kolegut tonë Elton Debreshi për parlamentin shqiptar me 25 prill 2021. Ne jemi të bindur se Elton Debreshi do të jetë zë i minatorëve, të cilët çdo ditë rrezikojnë shëndetin dhe jetën, duke punuar në kushte të rënda.

Eltoni do të jetë zë i fortë edhe i të gjithë punëtoreve dhe punëtorëve, të cilët punojnë në kushte të rënda puna dhe të drejtat e të cilëve merren nëpër këmbë çdo ditë e më shumë.

Politika zyrtare në Shqipëri heshtë, edhe pse i di këto vuajtje dhe sakrifica të shtresës punëtore. Si duket politika në Shqipëri ka vesh vetëm për hallet e oligarkëve dhe të pasurve. Këtë situatë duhet dhe mund ta ndryshojmë së bashku.

Elton Debreshi do të jetë zëri ynë në parlamentin Shqiptar. Andaj u rekomandojmë të gjithë punëtoreve dhe punëtorëve, njerëzve përparimtar me vizione për një shoqëri në të cilën vlerësohet djersa e punonjësit, të mbështesni dhe të votoni për kolegun tuaj punëtor, sindikalistin Enton Debreshin.

Zgjedhja e tij në parlamentin shqiptar do të ishte historike, jo vetëm për Shqipërinë, por do të shërbente edhe si shembull udhërrëfyes për luftën dhe të drejtat sindikaliste përtej kufijve të Shqipërisë!

Xhafer Sejdiu, kryetar i aktivistëve shqiptar të sindikatës Unia 

Xhafer Sejdiu, kryetar i AKTIVISTËVE shqiptarë të sindikatës Unia & kryetari i punëtorëve të ndërtimtarisë për regjionin Cyrih-Shafhauzen në sindikatës Unia, nënkryetar i drejtorisë së regjionit Cyrih-Shafhauzen të sindikatës Unia