Vlora, qytet i lashtë antik në Shqipëri

Të dhënat  arkeologjike  dhe  historike  tregojnë se qytetit i Vlorës bën pjesë në ato qytete që kanë lindur në periudhën antike.

Gjurmët më të hershme i takojnë shek.VI

Dy shekuj më vonë qytetit rrethohet me mure të lartë të  punuar  me gurë të latuar.
Për herë të parë Aulona përmendet si qytet nga  gjeografi  Klaud Ptolomeu kur në
veprën e tij “Gjeografi” flet për  Ilirin ë e përmend Aulonën si qytet dhe skelë. Në fund
të shek. IV Aulona i përkiste  Perandorisë  Bizantine.

Në vitin 1081 ushtritë normande të Bohemundit, zbarkuan në gjirin e qytetit duke
pushtuar edhe  Kaninën  e Orikun. Në 1259 Vlora u pushtua nga Manfredi,  mbret  i  Siçilisë dhe pas vitit 1272 ajo është qytetit i “ Mbretësisë së Arbërisë ” i themeluar nga Karli I i Anzhuninëve.

Për herë të fundit kështjella që rrethonte Aulonën e vjetër përmendet në
vititn 1274 në betejat e ashpra kundër anzhuninëve. Trakte të kësaj kështjelle janë
zbuluar në qendrën e sotme të qytetit pranë monumentit të  Pavarësis ë. Në 1379-
1385 sundimtarë të Vlorës ishin Balshajt dhe prej këndej, kalon nën sundimin e
Komnenes.

Në shek.XV  Vlora  përmendet si një ndër portet më të rëndësishëm të  Mesdheut  dhe
ishte e dëgjuar për punimin e shpatave, mëndafshit,  argjendit  dhe për nxjerrjen
e  kripës .

Në vitin 1417 pushtohet nga  osmanët.

Në vitin 1531  Sulltan   Sulejmani  me gurët e Aulonës së vjetër ndërtoi Kalanë e Skelës në formë tetëkëndëshe të përshtatur për  artileri . Nga pikëpamja urbanistike në këtë  kohë qyteti përbëhej nga dy pjesë : Kalaja ku përveç  popullsisë  civile ishte vendosur edhe garnizoni ushtarak dhe administrata qytetare, në lagjet e jashtme banonin zejtarët dhe funksiononte tregu i qytetit. Me ardhjen në fuqi të Ali Pashë Tepelenës në vitin 1812 Vlora u bë qëndra  ekonomike  e  Shqipëris ë së Jugut.

(Reference shkrimi Wikipedia,fotot Google)