Muzeu Historik në Shkodër, ruajtës artefaktesh mijëvjeçare

Muzeu Historik është i vendosur në një shtëpi karakteristike shkodrane që mban emrin «Oso Kuka”. Në këtë muze gjenden pasuri të një historie mijëvjeçare, të cilat janë të vendosura në pavijonet arkeologjike, etnografike, si dhe në arkivin bibliotekar e më gjerë. Ajo që më ka bërë përshtypje është se aty ekspozohen edhe fondet e gjësendeve të figurave kombëtare, në veçanti të kulturës e artit. Me këtë rast përzgjodha disa pikturat kushtuar shkrimtarëve shkodranë, si dhe fotot me shoqëruesit e mi.