Kantoni Tessin ka shumë bukuri natyrore dhe monumente të ndryshme historiko – natyrore, por edhe lugina me shumë ujëvara të mrekullueshme të cilat bien pingul nga lartësitë e alpeve.
Teksti Shenasi Aliu& fotot Afrim Nevzadi
Kësaj radhe patëm mundësi të vizitojmë një fshat tejet të bukur i quajtur FOROGLIO. I tërë fshati është i ndërtuar me gurë, gjithashtu edhe pullazet janë të mbuluara me rrasa guri, por edhe rrugët dhe rrugicat janë të shtruara me gurë.
Fshati është i vendosur në Luginën BAVONA (BAVONATAL), në Kantonin Tessin. Për gjatë kësaj lugine rrjedh lumi me të njëjtin emër BAVON. Lumi është i gjetë 12 km dhe derdhet në Liqenin MAGGIOR.
Në fshatin Foroglio gjendet edhe ujëvara me të njëjtin emër dhe kjo ujëvarë është aq magjepsëse saqë vijnë vizitorë nga e tërë bota.
Ishte një përjetim i rrallë, për të cilin është meritor fotografi Afrim Nevzadi
, i cili ka nxjerr foto shumë të bukura, disa prej të cilave po ia bashkëngjis shkrimit.





























