Më datën 21.05.2022 në Mynhen të Gjermanisë u mbajt Konferenca e parë e organizuar nga Lidhja e mjekëve shqiptarë në Zvicër dhe Shoqata e mjekëve shqiptarë në Gjermani. Konferenca përfshiu nëntë ligjërime nga mjekë shqiptarë që vinin nga Zvicra, Gjermania, Belgjika dhe Maqedonia e Veriut. Kjo është Konferenca e parë ndërkombëtare e akredituar nga Dhoma e Mjekëve në Bavari e cila u përkrah nga Yess Pharma.
Emrat që morën pjesë në Konferencë ishin:
Merita Hajdini – Dermatologe
Alban Neziri – Gjinekolog
Marsela Ceno – Kirurge viscerale dhe abdominale
Mentor Bilalli – Gastroenterolog
Ramadan Jashari – Kardiokirurg
Florim Cuculi – Kardiolog
Manuela Canaj – Mjeke e përgjithshme
Gani Oruqaj – Pneumolog
Besim Memedi, Semun Adili – Endokrinologë
Pas përfundimit të Konferencës u organizua mbrëmja Gala nën shoqërinë e aktorëve Fatmir Spahiu dhe Ilir Prapashtica, ndërsa i ftuar ishte edhe këngëtari Selami Kolonja.























